Gesù guarisce lebbroso Gesù guarisce lebbroso 

Shenjtorët e javës 14 - 21 shkurt

E diel 14 shkurt, Kisha kremton të dielën e 6-të të kohës liturgjike gjatë vitit kishtar, e po sot më 14 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, pajtorë qiellor të Evropës, si dhe shën Valentinin. Ungjilli nga Marku na kujton të gërbulurin e mënjanuar nga shoqëria, Jezusi e shëroi, sepse nga dashuria qё ka pёr njeriun, Krishti nuk largohet nga i gërbuluri, për t’u ruajtur nga sëmundja, nuk vepron me delegatë, por e prekë dhe e shëron të gjithë nga e keqja e edhe nga mëkati e nga vdekja. Ky, pra ёshtё mesazhi i Ungjillit tё kёsaj sё diele.

R.Sh. - Vatikan

E diel 14 shkurt, Kisha kremton të dielën e 6-të të kohës liturgjike gjatë vitit kishtar, e po sot më 14 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, pajtorë qiellor të Evropës, si dhe shën Valentinin. 

Pjesa e Ungjillit tё kёsaj sё diele tё 6-të gjatë vitit kishtar ‘B’ nga Marku na kujton të gërbulurin e mënjanuar nga shoqëria, Jezusi e shëroi, sepse nga dashuria qё ka pёr njeriun, Krishti nuk largohet nga i gërbuluri, për t’u ruajtur nga sëmundja, nuk vepron me delegatë, por e prekë dhe e shëron të gjithë nga e keqja e edhe nga mëkati e nga vdekja. Ky, pra ёshtё mesazhi i Ungjillit tё kёsaj sё diele. Krishti lufton kundër sëmundjeve e vuajtjeve të njerёzimit: duke i marrë mbi vete e duke fituar mbi ta, me forcën e mëshirës së Hyjit.

Të hënën më 15 shkurt, kalendari përkujton shën Onezimin, nxënësin e shën Palit, shën Faustinin e shën Gjovitën, martirë. Liturgjia e ditës na kujtojnë se mbarë popujt e tokës do t’i shërbejnë Zotit, por edhe se nuk është aspak e lehtë të ecësh gjithnjë në dritën e Atij të Lumit. Na e vërteton Shën Pjetrit, i cili ishte tepër i kënaqur që mundi të shpallë se Jezusi ishte Krishti, në sa nuk donte ta pranonte se vullneti i Zotit ishte që Biri i njeriut të vuante e të vdiste në kryq.

Të martën më 16 shkurt, kalendari përkujton shën Gjylianen, virgjër e martire. Liturgjia e ditës së shenjtores na kujton se kush e humbet jetën për kauzën e Krishtit e të Ungjillit të Tij, ka për ta shpëtuar.

Të mërkurën më 17 shkurt, bie e Mёrkura e Pёrhime, me tё cilёn fillon periudha e Kreshmëve, kohë liturgjike, që na çon drejt Pashkëve të Ngjalljes së Zotit, një udhë shpirtërore drejt Zotit e të afërmit. Pra me liturgjinë e ritit të Mërkurës së Përhime, për Kishën katolike fillon periudha e lutjes, kundrimit të Fjalës së Zotit, agjërimit e pendesës Po mё 17 shkurt, kalendari përkujton Shtatë themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Virgjërës Mari, ndërmjet të cilëve Aleks Konfalonieri.

Të enjten më 18 shkurt, kalendari përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. Liturgjia e ditёs  na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.

Të premten më 19 shkurt, kalendari përkujton shën Konrrad Konfalonierin. Ky vetmitar françeskan na fton të meditojmë mbi rolin e fesë e të lutjes, si mjetet më të sigurta për të ngadhënjyer mbi Djallin dhe mbi pasojat e mbrapshta të tundimeve që vijnë prej tij.

Të shtunën më 20 shkurt, kalendari përkujton shën Eleuterin dhe shën Leonin e Katanies, ipeshkëv. Liturgjia e ditës na kujton se kush beson në Zotin, lëshohet në dorë të tij si fëmijët në duart e prindërve.

Të dielën e ardhshme më 21 shkurt, Kisha kremton të dielën e 1-të të Krezhmëve, e po këtë ditë, kalendari liturgjik përkujton edhe shën Pier Damianin, ipeshkëv të Ostias, kardinal e doktor të Kishës. 

14 shkurt 2021, 08:35