Chiesa Madonna del Silenzio Brasile Oratorio Chiesa Madonna del Silenzio Brasile Oratorio 

Papa Françesku: Kreshmёt, kohё për të qenë vëllezër dhe në dialog

Papa dërgon një mesazh për Fushatën tradicionale të Vëllazërimit në Brazil e cila që disa vite ka gërshetuar solidaritetin me aspektin ekumenik: "Duhet ta kapërcejmë pandeminë dhe këtë do ta bëjmë në atë masë që të jemi në gjendje t’i kapërcejmë ndarjet e tё bashkohemi rreth jetës.

R.SH. - Vatikan

Kreshmët janë një kohë kur për një të krishterë ka shumë për të bërë. Bamirësia është motori kryesor, por nëse kjo karakteristikë ndërthuret me dimensionin ekumenik, tipari i solidaritetit hyn në lojë me dialogun, i cili - pohon Papa - na lejon t'ia "hapim zemrën shokut tonë të udhëtimit pa frikё apo pa dyshim, dhe tё shikojmё para së gjithash atë që kërkojmë: paqen para të vetmit Zot".

Mbështeteni solidaritetin në këtё pandemi

Mendimi i Papёs Françesku përmbahet në mesazhin dërguar,  si çdo vit në fillim të Kreshmëve, besimtarëve brazilianë, të cilët me dekada janë të angazhuar në "Fushatën e Vëllazërimit". Papa evokon, në mesazhin e tij, vlerat kryesore të periudhës pendestare që filloi sot dhe përmend lidhjen e parë pikёrisht me realitetin qё ka shkaktuar pandemia, i cili në Brazil ёshtё tejet i rënd. Krishti, u shkruan Papa besimtarëve brazilianë , “na fton të lutemi për ata që kanë vdekur, të bekojmë shërbimin vetëmohues të kaq shumë profesionistëve të shëndetit dhe të mbështesim solidaritetin ndёrmjet njerëzve vullnet të mirë. Krishti na thërret të kujdesemi për veten, të kujdesemi për shëndetin tonë, si dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin, siç na mëson shëmbëlltyra ungjillore e Samaritanit të Mirë ”.

Shokë tё udhës së dialogut

Titulli i Fushatës 2021 në Brazil është - "Vëllazërim e dialog: angazhim dashurie" – megjithatë,  kjo fushatë e zhvendos vëmendjen edhe tek kërkimi i bashkimit me Kishat e krishtera të Brazilit, në një dialog që ka filluar në rrethana të veçanta që pesë vjet e tё cilin Papa Françesku e përcakton si "një motiv shprese". Të krishterët, thekson Ati i Shenjtё Bergoglio, "janë të parët që japin shembull, duke u nisur nga praktika e dialogut ekumenik i cili mëson, vijon Papa, t’ia " hapim zemrën tonё shokut tonë tё udhës pa frikë e pa dyshim, dhe tё shikojmë para së gjithash atë që kërkojmë: paqen para një Zoti të vetëm".

Tre mjetet: lutja, agjërimi e lëmosha

Nga kjo marrëdhënie respekti dhe bashkёndarjeje buron "kontributi i çmuar për ndërtimin e vëllazërimit dhe pёr mbrojtjen e drejtësisë në shoqëri" siç ripohon dokumenti papnor ‘Fratelli tutti’. E brenda këtij horizonti, kujton akoma Papa, duke përmendur enciklikën, vendoset përpjekja e përbashkët për të "kapërcyer pandeminë". "Ne do ta arrijmë kёtё të kapërcejmë pandeminë - siguron Ati i Shenjtё - në atё masë që do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë ndarjet dhe të bashkohemi rreth jetës". E për t'iu shmangur kthimit mbrapa, pasi të ketë mbaruar kriza shëndetësore, para tundimit tё "konsumizmit të etur dhe formave të reja të vetëmbrojtjes egoiste", Papa Françesku inkurajon tё përdoren mjetet e kohёs sё Kreshmёve, lutja, agjërimi dhe lëmosha.

17 shkurt 2021, 17:14