Audinca e Papës me fëmijët e sëmurë nga tumori Audinca e Papës me fëmijët e sëmurë nga tumori 

Dita kundër kancerit foshnjor. Papa, pranë të sëmurëve të vegjël

Papa Françesku, në Ditën XX Botërore kundër kancerit foshnjor, sëmundje që prek çdo vit, vetëm në Itali, 2300 fëmijë nga 0 deri më 15 vjeç e adoleshentë deri në moshën 19 vjeç, u shprehu, në një tweet, afërsinë e tij të gjithë atyre, që përpiqen ta zhdukin këtë sëmundje e t’i shërojnë të sëmurë e vegjël.

R. SH. - Vatikan

“Zoti e frymëzoftë secilin prej nesh për t’u bërë i afërt me atë që vuan, posaçërisht me të vegjlit, e për ta vënë të ligshitn në vendin e parë. Ia besoj Virgjërës Mari mjekët dhe të gjithë fëmijët e sëmurë, që t’i ruajë e t’i mbrojë me dashurinë e saj amtare”.

Këto fjalë i lexojmë në një tweet, të cilit Papa ia besoi  ndjenjat e afërsisë e të solidaritetit për të gjithë ata, që punojnë në repartet onkologjike, ku mjekohen të sëmurët e mitur. Atyre, punonjës shëndetësie e të sëmurë, u kushtohet Dita XX Botërore kundër kancerit foshnjor.

Inkurajuese, rezultatet e mjekimeve

Janë gjithnjë më inkurajuese rezultatet e arritura me mjekimet tradicionale - chemioterapia, radioterapia e, në rastet e tumoreve të ngurta, edhe kirurgjia - të cilëve u shtohen edhe format e reja të imunoteprapisë, që krijojnë mundësi mbijetese prej 5 vjetësh si dhe shërimin në 85% të rasteve. Vëmendje e posaçme i kushtohet edhe komunikimit të sëmundjes, e cila nuk është e njëllojtë tek i mituri,  ashtu si tek adoleshenti.

15 shkurt 2021, 13:39