Kërko

Vatican News
United States Capitol United States Capitol   (AFP or licensors)

SHBA, Françesku: jo dhunës, është koha për të gjetur rrugëdalje

Papa komenton sulmin mbi Kongresin e SHBA-ve, pak para një interviste dhënë Kanalit 5, që do ta transmetojë nesër mbrëma. Për të kuptuar e “për të mos i përsëritur gabimet”- thekson - duhet “mësuar nga historia”. Flet edhe për zgjedhjen etike të vaksinimit, duke uruar që ta bëjnë të gjithë.

R. SH. - Vatikan

Faktet e Capitol Hill ishin të papritura edhe për Papën, ndonëse asnjë shoqëri nuk mund të jetë e paprekëshme nga shtytjet armiqësore në brendësinë e saj. Gjatë një interviste me Kanalin 5, Françesku flet për atë që ndodhi më 6 janarin e kaluar, kur manifestuesit përkrahës të Trump, sulmuan Kongresin amerikan.

Pas Capitol Hill, është koha e “shërimit”

“Më çuditi fakti sesi një popull kaq i disiplinuar në demokraci” - komenton Papa para intervistës që kanali Mediaset do ta transmetojë nesër mbrëma. Gjithsesi, vëren, edhe në realitetet me më shumë pjekuri, nuk mungon diçka që nuk shkon, ka njerëz, “që janë kundër bashkësisë, kundër demokracisë, kundë së mirës së përbashkët”.

Dhuna, pa dyshim, duhet dënuar - vijon Papa - “duhet  dënuar - pohon -  një lëvizje e tillë, duke nisur nga vetë njerëzit”. Asnjë popull – vijon-  “nuk mund të mburret se nuk ka pasur, ndonjë ditë, raste dhune” e prandaj “duhet kuptuar mirë, për të mos u përsëritur, e duhet nxënë edhe më mirë mësimi i historisë”. Në çdo rast - kujton Françesku - është themelore të kuptosh,  “sepse kështu mund ta gjesh edhe rrugëdaljen”.

Gjatë intervistës Françesku foli edhe për zgjedhjen etike të vaksinimit kundër koronavirusit, shkaktar i pandemisë, duke uruar që të gjithë të vaksinohen, për të respektuar si shëndetin e vet, ashtu edhe të tjerëve. Papa kujtoi edhe se është në listën e atyre, që do të vaksinohen javët e ardhshme.

09 janar 2021, 15:50