Kërko

Copertina del libretto per la S. Messa di Natale 2018 presieduta da Papa Francesco in Basilica Vaticana  Copertina del libretto per la S. Messa di Natale 2018 presieduta da Papa Francesco in Basilica Vaticana  

Papa uron të krishterët e Lindjes, që kremtojnë Krishtlindjen

Papa: “U drejtohem me dashuri vëllezërve dhe motrave të Kishave Lindore, Katolike e Ortodokse, të cilët sot kremtojnë Lindjen e Zotit. Urimet më të mira për një Krishtlindje të Shenjtë, në dritën e Krishtit paqja jonë dhe shpresa jonë!”.

R.SH. - Vatikan

U drejtohem me dashuri vëllezërve dhe motrave të Kishave Lindore, Katolike e Ortodokse, të cilët sot kremtojnë Lindjen e Zotit. Urimet më të mira për një Krishtlindje të Shenjtë, në dritën e Krishtit paqja jonë dhe shpresa jonë!”. Ky urimi i Papёs Françesku, pёrmes njё tweeti, botuar sot mё 7 janar 2021, nё faqen e internetit @Pontifex.

Të krishterët, që ndjekin kalendarin julian, e kremtojnё sot më 7 janar Lindjen e Jezu Krishtit Zot. Papa Françesku, përmes një tweet-i, fton për t’i kujtuar këto bashkësi, si katolikët, ashtu edhe ortodoksët. Ndërsa dje, në Engjëllin e Tënzot, u uroi një festë, “që t’i mbushë me gëzim e me dritë”. “U drejtohem me dashuri vëllezërve dhe motrave të Kishave Katolike Lindore e Ortodokse të cilët, sipas traditës së tyre, kremtojnë Lindjen e Zotit nesër. Atyre u bёj urimet e mia të përzemërta për një Krishtlindje të Shenjtë, në dritën e Krishtit paqja jonë dhe shpresa jonë”.

 E Papa kujtoi gjithashtu se  Krishtlindjen e kremtojnë edhe të krishterët, që jetojnë prej vitesh në rrethana të vështira, për të mos thënë, në kushte persekutimi.

Është Krishtlindje sot, për besimtarët e Kishave katolike lindore dhe për  ato ortodokse, që ndjekin kalendarin julian, e jo atë gregorian. Nësa e kujtojnë në data të ndryshme, të dyja palët i urojnë njëra-tjetrës që një ditë ta kremtojnë së bashku të vetmin mister të Mishërimit të Krishtit dhe të ardhjes së Tij mes nesh.

Krishtlindja, “festa e fesë”, na haptë sytë “që ta braktisim teprinë, gënjeshtrën, dinakërinë dhe mashtrimin e, të shohim thelbësoren, të vërtetën, të mirën, autentiken”. Ky, urimi i Papës Françesku gjatë takimit të Krishtlindjes me Kurien Romake, mё 21 dhjetor tё vitit 2017, në Sallën Klementine në Vatikan.

07 janar 2021, 12:55