2020.02.11 Malati e disabili - Volontari di Lourdes  2020.02.11 Malati e disabili - Volontari di Lourdes  

Mesazh i Ditës Misionare botërore: “Nuk mund të mos flasim për çka pamë e dëgjuam!”

Papa: Kështu kjo vlen edhe për ne, që jetojmë në çaste historike të ngjashme me ato që provuan pararadhësit tanë. Edhe ndër ne ka dhimbje të mëdha, vetmi, varfëri padrejtësi e pasiguri, e sidomos, keqkuptime të të gjitha natyrave, duke nisur nga ato politike. Por edhe ne, si dishepujt e parë, nuk kumtojmë vetveten, por Krishtin Zot! Prej këndej, në bashkësitë e në zemrat tona rijehon kumti i madh, i përjetshëm, i ciloi i kujton mbarë botës se Krishti që predikojmë ne, misionarët e kohëve moderne “nuk është më në varr! Krishti u ngjall!”.

R.SH. - Vatikan

Historia e ungjillëzimit nis me kërkimin plot pasion të Zotit, që na thërret, sepse dëshiron të vendosë me çdo njeri, aty ku gjindet, dialogun e mikut me mik! Apostujt janë të parët, që na e kujtojnë këtë, duke shënuar  edhe ditën e orën, kur u takuan me Zotin: “Ishte rreth orës katër mbasdite”.

Miqësia me Zotin, është zjarri i pranisë së Tij

 Miqësia me Zotin është mundësi për ta parë - e për ta ndihmuar - duke mjekuar të sëmurët, duke ngrënë me mëkatarët, duke ushqyer të uriturit, duke u takuar me të përjashtuarit, duke prekur të papastrit, duke u bërë nevojtar me nevojtarët, duke të ftuar për të ndjekur lumturitë, duke dhënë mësim në një mënyrë krejt të re e plot me autoritet! Ndaj lë një gjurmë të pashlyeshme, të aftë për të shkaktuar mahnitje e gëzim të papërmbajtshëm në shpirtin tonë. Kjo përvojë, siç na e kujton Jeremia, është zjarri i pranisë së Tij, ndonëse nganjëherë kërkon flijim e ndesh keqkuptime të padurueshme….

U bëmë për  përsosurinë, që arrihet vetëm në dashuri

Me Jezusin pamë, dëgjuam e prekëm gjëra të ndryshme. Ai përuroi, që në kohën e tij, kohët që do të vinin, kohët tona, duke na kujtuar një nga karakteristikat themelore që kemi ne, si njerëz, gjë që shpesh edhe harrohet: “U bëmë për  përsosurinë, që arrihet vetëm në dashuri” (Enc, Fretelli tutti, 68)…..

Shërbimi misionar nuk mund të  jetë pasojë e llogaritjes!

Në kohët e reja bashkësia kishtare shpalos bukurinë e vet, sa herë që kujton me mirënjohje se ishte Zoti ai, që  na deshi i pari. E kjo të mahnit, sepse vetëm kështu mund të ndodh mrekullia e dhurimit falas të vetvetes E shërbimi misionar nuk mund të  jetë pasojë e arsyetimit, a e llogaritjes! Misioni është pasqyrim i mirënjohjes….

Kjo theksohet në mesazhin… që vijon të kujtojë se edhe kohët kur jetuan  të krishterët e parë nuk ishin të lehta!

Dëshmitë e gjalla për këtë i gjejmë në Veprat e Apostujve, libër që dishepujt misionarë e kanë gjithnjë pranë. Në të tregohet sesi përhapet parfumi i  Ungjillit kudo kalon  Krishti, duke ngjallur gëzimin,  që mund ta dhurojë vetëm Shpirti Shenjt. Libri “Veprat e Apostujve” na tregon  si mund t’i përballojmë provat, duke u shtrënguar fort pas Krishtit, me bindjen se Zoti mund të veprojë në çdo rrethanë, edhe në mes të atyre, që duken si dështime! Zoti na ngjall në shpirt sigurinë se kush ia dhuron vetveten për dashuri, do të  japë shumë fryte.

Kështu edhe ne

E kjo vlen edhe për ne, që jetojmë në çaste historike të ngjashme me ata, të cilat i provuan pararadhësit tanë. Edhe ndër ne ka dhimbje të mëdha, vetmi, varfëri padrejtësi e pasiguri, e sidomos, keqkuptime të të gjitha natyrave, duke nisur nga ato politike. Por edhe ne, ashtu si dishepujt e parë, nuk  kumtojmë vetveten, por Krishtin Zot! Prej këndej, në bashkësitë tona e në zemrat tona rijehon kumti i madh, i përjetshëm,  i ciloi i kujton mbarë botës se Krishti që predikojmë ne, misionarët e kohëve moderne “nuk është më në varr! Krishti u ngjall!”. 

Ndaj ne, misionarë të kohëve moderne: “Nuk mund të mos flasim për çka pamë e dëgjuam!” 

29 janar 2021, 09:19