Infermierja e lodhur këputet mbi kompiuter Infermierja e lodhur këputet mbi kompiuter

Tweet i Papës: jam pranë mjekëve dhe infermierëve, në këtë pandemi

“Dua të jem pranë gjithë mjekëve dhe infermierëve në këtë kohë kur pandemia na bën thirrje t’u qëndrojmë afër burrave dhe grave, që vuajnë. Faleminderit për afërsinë, faleminderit për dhembshurinë, faleminderit për profesionalitetin me të cilin kujdeseni për të sëmurët”.

R.SH. - Vatikan

“Dua të jem pranë gjithë mjekëve dhe infermierëve në këtë kohë kur pandemia na bën thirrje t’u qëndrojmë afër burrave dhe grave, që vuajnë. Faleminderit për afërsinë, faleminderit për dhembshurinë, faleminderit për profesionalitetin me të cilin kujdeseni për të sëmurët”. Ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku, kushtuar mjekëve dhe infermierëve, të cilën kanë dhënë edhe jetën në luftën kundër koronavirusit.

Pandemia në botë

          Deri më sot, janë konfirmuar më se 67 milion raste me koronavirus në botë e vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri është rritur gati me 500 mijë të infektuar të rinj. Ndërkaq, pavarësisht nga ilaçet e njohuritë më të sakta për trajtimin e Covid-19, numri i të vdekurve, që nga fillimi i pandemisë, e ka kaluar 1 milion e 500 mijëshin. SHBA-të, India dhe Brazili janë në krye të kësaj liste të trishtë. Në Shqipëri, numri i rasteve me koronavirus e ka kapërcyer 40 mijëshin, ndërsa numri i viktimave, deri më sot, ka arritur në 905 vetë. Edhe ndërmjet tyre ka mjekë e infermierë, për të cilët lutet Papa në këtë ditë, ndërsa e gjithë bota pret vaksinën.

07 dhjetor 2020, 13:30