2018.11.20 Fondazione Maronita e Autorita Libano 2018.11.20 Fondazione Maronita e Autorita Libano 

Papa u shkruan libanezëve: mos e humbni shpresën në paqe e rilindje

Patriarkut të Antiokisë së Maronitëve, kardinalit Béchara Raï, Papa Françesku i drejton një letër për Krishtlindje dhe shpreh afërsinë e inkurajimin Libanit: shikoni madhështinë e kedrave tuaj, ju ndihmojnë t’i rizbuloni "rrënjët e të jetuarit së bashku për t'u kthyer e qenё një popull solidar" .

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kërkon harmoni për Libanin: premton një udhëtim papnor sa më shpejt që të jetë e mundur, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të garantuar stabilitetin, u drejtohet autoriteteve të vendit të Lindjes së Mesme duke kërkuar një politikë nё shёrbimin e sё mirёs sё pёrbashkёt, pa interesa personale. Bashkësise ndërkombëtare Papa i kërkon të siguroj stabilitetin në vend.

Në një mesazh dërguar "libanezëve të dashur" me rastin e Krishtlindjes, Papa Françesku siguron: "kam ndërmend të vizitoj Libanin sa më shpejt të jetë e mundur". Pastaj, "së bashku me përkushtimin e vazhdueshëm që ka nxitur veprimin e paraardhësve të mi dhe tё Selisë Apostolike", i drejtohet "edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare" e kёrkon: "Ta ndihmojmë Libanin të qëndrojë larg konflikteve dhe tensioneve rajonale. Ta ndihmojmë për të dalë nga kriza serioze dhe për tu rimëkëmbur".

"U bëj thirrje udhëheqësve politikë e udhëheqësve fetarë", vazhdon mesazhi i Papёs Françesku, "duke huazuar një pjesë nga një letër baritore e Patriarkut Elias Hoyek: 'Ju krerët e Vendit, ju gjykatës të tokës, ju deputetë të njerëzve që jetoni për llogarinë e populli, ju jeni të detyruar, në cilësinë tuaj zyrtare e sipas përgjegjësive tuaja, të kërkoni interesin publik. Koha juaj nuk është e përkushtuar për interesat tuaja më të mira dhe puna juaj nuk është për ju, por pёr Shtetin e për kombin që ju përfaqësoni'".

Vetë populli libanez, në të gjitha bashkësitë e tyre, duhet të jetë në gjendje të kthehet në harmonitë e lashta. "Ashtu si kedri, nxirrni nga thellësitë e rrënjëve tuaja bukurinё e Jetёs sё pёrbashkёt, të jetuarit së bashku, për t'u kthyer në një popull solidar", sugjeron Papa Françesku, "si kedri, qëndroni ndaj çdo stuhie, ju uroj tё mund t’i kapërceni vёshtirёsitё e momentit aktual për të rizbuluar identitetin tuaj, atё qё sjell nё mbarë botën aromën e respektit, tё bashkëjetesës dhe tё pluralizmit, atё, atë të një populli që nuk i braktis shtëpitë e veta dhe trashëgiminë e vet; identitetin e një populli që nuk lejon tё mos realizohet ëndrra e atyre që besuan në të ardhmen e një Vendi të bukur e të begatshёm".

24 dhjetor 2020, 15:37