Papa: të mësojmë nga Shën Jozefi për ta bërë përvujtërisht vullnetin e Zotit
R. SH. - Vatikan
“Me zemrën e Atit”. Që në titullin e Letrës Apostolike kushtuar Shën Jozefit, deklaruar Pajtor i Kishës universale njëqind vjet më parë, përmblidhet shëmbëlltyra e jetës dhe e misionit të tij. Sot, gjatë përshëndetjeve në përfundim të audiencës, Papa u ndalua për pak çaste tek figura e tij, qendrore për jetën e Kishës:
“Zoti i besoi thesaret më të çmuara: Jezusin e Marinë. E ai iu përgjigj plotësisht me fe, me guxim, me dashuri ‘me zemër ati’. T’i kërkojmë ta mbrojë Kishën në këtë kohën tonë e të mësojmë prej tij që të bëjmë gjithnjë përvujtërisht vullnetin e Zotit”.
Atit të kujtuar të Jezusit, Papa Françesku i kushtoi një Vit të posaçëm, që do të mbyllet më 8 dhejtor 2021. Prej këndej, edhe Dekreti i Pendestarisë Apostolike, në përkim me vullnetin e Papës, që ofron mundësinë për të marrë, në këtë hark kohe, Ndjesë të posaçme, të lidhura me figurën e Shën Jozefit, me këto kushte: rrëfimin sakramentor, kungimin eukaristik dhe lutjen, sipas ndjeteve të Papës!