Canale-YouTube-del-Vatican-News-nella-Lingua-dei-Segni Canale-YouTube-del-Vatican-News-nella-Lingua-dei-Segni 

Mesha e Krishtlindjes dhe Urbi et Orbi: streaming në Gjuhën e Shenjave

Vatican News, në bashkëpunim me Tv2000 e me motër Veronica Donatello-n e CEI, do të ofrojnë përkthimet në një kanal You Tube për njerëzit me kufizime auditive e komunikative.

R. SH. - Vatikan

“Ripohoj këkesën për përdorimin e mjeteve të përshtatshme në shërbim  të transmetimit të fesë. Uroj edhe që këto të vihen falas në dispozicion të atyre që kanë nevojë, edhe përmes teknologjive të reja tejet të rëndësishme për këtë kohë pandemie”. Duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje të Papës Fançesku në Mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve me Kufizime, më 3 dhjetorin e kaluar, mediat vatikanase do të ofrojnë falas përkthimin në Gjuhën e Shenjave me rastin e Meshës së Natës, kremtuar nga Papa më 24 dhjetor, dhe të Mesazhit të Këshndellave me Bekimin Urbi et Orbi të 25 dhjetorit.

Një kanal You Tube në LIS

Duke u lidhur me link https://e.va/lis njerëzit me kufizime komunikative e auditive do të mund t’i ndjekin dy kremtimet papnore në streaming. Ashtu si me rastin e Pashkëve, përkthimi në Gjuhën e Shenjave (LIS) do të realizohet nga motër Veronica Donatelli, kryetare e baritorisë së njerëzve me kufizime, pranë e Shërbimit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, bëhet në bashkëpunim me Tv2000. Nismë kjo, përmes së cilës mediat vatikanase shprehin konkretisht afërsinë me ata, që jetojnë edhe situata të tilla vështirësish, veç atyre që krijon pandemia.

23 dhjetor 2020, 13:19