mjekët e personelin shëndetësor të angazhuar në vijë të parë të frontit në luftën e përditshme kundër virusit. mjekët e personelin shëndetësor të angazhuar në vijë të parë të frontit në luftën e përditshme kundër virusit. 

Françesku lutet për familjet e vëna në provën e rëndë të pandemi

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, në ditën e Festës së Familjes Shenjte, Papa ia besoi Zotit në mënyrë të posaçme familjet që kalojnë çaste të vështira. Me ta, kujtoi edhe mjekët e personelin shëndetësor të angazhuar në vijë të parë të frontit në luftën e përditshme kundër virusit.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa u drejtoi përshëndetjen familjeve, grupeve e besimtarëve, që e ndiqnin lutjen e Engjëllit përmes mjeteve të komunikimit. E menjëherë mendimi i Françeskut shkoi tek familjet që këto muaj humbën ndonjë anëtar a u vunë në provë të rëndë nga pasojat e pandemisë. Kujtoi edhe mjekët, infermierët e gjithë personelin shëndetësor, angazhimi i të cilit në vijë të parë të frontit  për t’ia ndaluar hovin përhapjes së virusit, pati ndikim domethënës mbi jetën familjare.

“E sot po ia besoj Zotit çdo familje, posaçërisht ato më të prekurat nga vështirësitë e jetës,  nga plagët e moskuptimit e të ndarjes. Zoti, i lindur në Betlehem,  u dhëntë të gjithave paqe e forcë për të ecur të bashkuara në udhën e së mirës”.

Më pas, Françesku kujtoi edhe një herë tri fjalët “magjike”, që ndihmojnë shumë për të ruajtur unitetin e familjes: “me leje”- për të mos i futur hundët në punët e të tjerëve, për t’i respektuar të tjerët  - “faleminderit” - për falënderim të anasjelltë në familje - e “më fal”, kur bëjmë ndonjë gjë të pabukur. E këtë “më fal”, kur grindemi - ju lutem ta thoni para se të perëndojë dita: ta vendosni paqen pa rënë muzgu.

Së fundi, urimi:

“Ju uroj të diel të gëzuar”.

E kërkesa e përhershme: “Lutuni për mua!”.

27 dhjetor 2020, 13:32