Kërko

Vatican News
2020.11.18 Udienza Generale 2020.11.18 Udienza Generale  (Vatican Media)

Papa: 'Çdonjëri ёshtё i thirrur tё jetё tempull i gjallë i Zotit'

Papa, në përfundim audiencës sё përgjithshme, kujtoi se sot bie përkujtimi i festës sё "Kushtimit tё Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe të Bazilikës së Shën Palit në rrugën romake Ostiense. Kjo festë që nxjerr në pah kuptimin e Kishës, si ndërtesë e shenjtë ku mblidhen besimtarët, na nxit të gjithëve tё jemi tё vetëdijshëm se çdonjëri ёshtё i thirrur të jetë tempull i gjallë i Zotit".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve nё gjuhën italiane, në përfundim audiencës sё përgjithshme, kujtoi se sot bie përkujtimi i festës sё "Kushtimit tё Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe të Bazilikës së Shën Palit në rrugën romake Ostiense. Kjo festë që nxjerr në pah kuptimin e Kishës, si ndërtesë e shenjtë ku mblidhen besimtarët, na nxit të gjithëve tё jemi tё vetëdijshëm se çdonjëri prej nesh ёshtё i thirrur të jetë tempull i gjallë i Zotit".

Pastaj, mendimi i Papës shkoi "tek të moshuarit, tek të rinjtë, tek njerëzit e sëmurë dhe të porsamartuarit. Ju nxis ta doni Kishën e Zotit; të bashkëpunoni me zemërgjerësi dhe entuziazëm në ndërtimin e saj; ta jetoni ofertën e lutjes e tё vuajtjes tuaj si një kontribut tё çmuar në ndërtimin e Shtëpisë së Zotit, vendbanim i Tejlartit mes nesh".

Në aktet e martirizimit të Shën Justinit e shokëve të tij, shkruhet: “Pyeti atëherë prefekti Rustiko: ‘Ku mblidheni?”. Justini u përgjigj: “Ku mundemi e ku na pëlqen; ti kujton se ne mblidhemi të gjithë në të njëjtin vend, por nuk është ashtu, sepse Zoti i të krishterëve, që është i padukshëm, nuk mund të mbyllet në një vend të vetëm; Ai mbush përplot qiellin e tokën, prandaj nderohet e lumnohet kudo nga ata që besojnë në Të”. Duke dhënë këtë përgjigje të guximshme, Shën Justini përsëriste para gjykatësit, atë që Jezusi ia kishte thënë Samaritanes: “Më beso mua, grua, po vjen koha kur nuk do ta adhuroni Atin as në këtë mal, as në Jeruzalem. Ju adhuroni atë që s’e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim, sepse shëlbimi vjen prej judenjve. Por po vjen koha – e tani është, kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin në shpirt e në vertetësi” (Gjn. 4, 21-24).

18 nëntor 2020, 14:52