San Martino San Martino  (© Biblioteca Apostolica Vaticana)

Papa: Shёn Martini na mёson tё jemi tё guximshëm në fe e bujar në bamirësi

Papa Françesku: “Sot Liturgjia kremton kujtimin e #ShёnMartinit, Ipeshkëv të Turit, një Bari i madh i Kishës i cili u shqua për bamirësinë e tij ungjillore ndaj të varfërve dhe të mënjanuarve. Shembulli i tij na mësoftë të jemi gjithnjë e më të guximshëm në fe dhe bujar në bamirësi”.

R.SH. - Vatikan

Sot Liturgjia kremton kujtimin e #ShёnMartinit, Ipeshkëv të Turit, një Bari i madh i Kishës i cili u shqua për bamirësinë e tij ungjillore ndaj të varfërve dhe të mënjanuarve. Shembulli i tij na mësoftë të jemi gjithnjë e më të guximshëm në fe dhe bujar në bamirësi”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 11 nёntor 2020, nё festёn e Shёn Martinit, ipeshkёv.

"Kush lutet nuk ndjehet kurrë vetëm. Jezusi na mirëpret në lutjen e Tij, që ne të mund të lutemi në Të e përmes Tij. E kjo është vepra e Shpirtit Shenjt. Prandaj Ungjilli na fton t’i lutemi Atit në emër të Jezusit#Lutja#AudiencaPёrgjithshme". Ky tweeti dytё i 11 nёntorit 2020 nё tё cilin Papa Françesku nënvizon rёndёsinё e bukurinё e lutjes nё dhe pёrmes Krishtit.

11 nëntor 2020, 10:56