Françesku: Bekimi i Zotit zbret mbi ne, kur u shërbejmë të varfërve

Në prag të ditës së të varfërve, në faqen papnore të internetit @Pontifex, lexojmë një tweet të ri kushtuar atyre si dhe njerëzve, që u shërbejnë: “Bekimi i Zotit zbret mbi ne e lutja e arrin qëllimin, kur shoqërohet nga shërbimi, që u bëjmë të varfërve”.

R.SH. - Vatikan

Bekimi i Zotit zbret mbi ne e lutja e arrin qëllimin, kur shoqërohet nga shërbimi, që u bëjmë të varfërve” – ky, tweeti që lexojmë sot në faqen e internetit@Pontifex, në prag të Ditës kushtuar të varfërve, duke përfshirë në të, e dhe ata, që u shërbejnë.

E ky tweet na kujton se sot  në botë më se tre milionë njerëz rrojnë me më pak se 2,5 dollarë në ditë. Banorët e botës së pasur mund të çuditen, të zhytyr siç janë në shpërdorime, aq sa të meritojnë epitetin “botë e hedhurinës”, përdorur së pari pikërisht nga Papa Françesku. Botë ku të pasurit pasurohen gjithnjë më shumë, edhe në kushte pandemie, e të varfërit stërvarfërohen!

Kështu të varfërit paguajnë për të gjithë. E varfëria nis e të duket si dënim për një krim të pakryer. Sepse njeriu  nuk është i varfër kur nuk ka asgjë, po kur nuk ka punë! Shoqëria përbëhet nga dy klasa:  nga ata që kanë më shumë ushqim se uri, e ata që kanë shumë më tepër uri, sesa ushqim! Ndaj brima e të varfërve lartohet deri te Zoti, po shpesh nuk arrin në veshët e njeriut!

14 nëntor 2020, 13:17