Spitali Pietra Neamt, në Veri të Rumanisë Spitali Pietra Neamt, në Veri të Rumanisë 

Covid-19, Rumani: zjarr në spital. Afërsia e Papës me viktimat

Pasditën e 14 nëntorit, në repartin e terapisë intensive të spitalit Pietra Neamt, në Veri të Rumanisë, shpërtheu zjarri, që u shndërrua sakaq në kurth vdekjeprurës. Papa e kujtoi ngjarjen me keqardhje të thellë në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot.

R. SH. - Vatikan

“Më 14 nëntor, në një strukturë spitalore në Rumani, ku ishin shtruar  disa të sëmurë, të prekur nga Covid 19, shpërthyen papritmas flakët, që shkaktuan disa viktima. Shpreh afërsinë time e lutem për ta - tha Papa - duke i ftuar gjithë besimtarët që ndiqnin Engjëllin e Tënzot, të luteshin bashkë me të, në ditën kushtuar të varfërve.

Nuk dihet ende ç’e shkaktoi zjarrin në spitalin Piatra Neamt, rreth 353 km në veri të Bukureshtit, por tashmë dihet se ndër flakë gjetën vdekjen 10 vetë e  7 të tjerë u përcëlluan rëndë nga flakët. Ndërmjet tyre, edhe mjeku përgjegjës i repartit, që bëri çmos t’i shpëtojë pacinetët e tij. Lajmin  e dhanë autoritetet, që sqaruan edhe se në repartin e djegur ishin të shtruar 16 të sëmurë, që kishin nevojë për ventilacion polmonar.

16 nëntor 2020, 11:26