Vatican News
Pope Francis Angelus Prayer Pope Francis Angelus Prayer  (ANSA)

Papa: Zoti nuk përjashton askënd, Kisha nё periferitë e tё mënjanuarve

Për Zotin nuk ka njerëz të përjashtuar, të gjithë konsiderohen prej Tij "të denjë për dashurinë e tij". Kёshtu tha Papa Françesku gjatё lutjes sё sotme tё Engjëllit Tёnzot. Kisha duhet t’i rinovojë mënyrat e saj të ungjillëzimit dhe tё dashurisё bamirëse, në mënyrë që të arrijë tek ata qё janё më të largët dhe t’i hapë dyert për këdo.

R.SH. - Vatikan

"Shpesh herë edhe ne i vëmë interesat e gjërat tona para Zotit i cili na thërret - e na thërret tё marrin pjesё në festё". Kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatё lutjes sё sotme mariane tё Engjёllit Tёnzot, kremtuar, nё mesditё, nё sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, duke komentuar shëmbëlltyrën e banketit të dasmës qё na propozon Ungjilli i kёsaj sё diele tё 28-tё gjatё vitit kishtar nga Mateu.

"Askush nuk përjashtohet nga shtëpia e Zotit",  nënvizoi Papa Françesku, duke shpjeguar se "Zoti i thërret tё gjithё njerëzit, pa dallim, madje edhe njerëzit e këqij. Jo po, unё jam i mbrapsht, kam bërë kaq shumë keq sa qё… '. Zoti edhe ty tё thotё: 'Eja, eja, eja!’.  

Edhe Jezusi shkonte në drekë me tagrambledhësit, të cilët ishin mëkatarë publik, ishin njerëz të këqij”. "Po, Zoti nuk ka frikë nga shpirti ynë i plagosur prej mbrapshtive e paudhësive tё shumta, sepse Ai na do, na fton - vazhdoi Papa -. Prandaj, edhe Kisha ёshtё e thirret tё shkojë nё udhëkryqet e realitetit tё sotёm, domethënë nё periferitë gjeografike dhe ekzistenciale të njerëzimit, nё vendet e skajshme tё mjerimit, nё vendet e mënjanuara, nё ato situata nё tё cilat njerёzit kanё humbur çdo vlerё dhe janё bёrё leckë, aty ku njerëzimi ёshtё pa shpresë ”.

Sipas Papës, si tё krishterё e si Kishё "nuk duhet tё mjaftohemi e nuk duhet tё mbështetemi në komoditetin dhe mënyrat e zakonshme të ungjillëzimit e tё dëshmisë së dashurisё bamirёse, por duhet t’i hapim dyert e zemrave dhe tё komuniteteve tonat për të gjithë njerёzit, sepse Ungjilli nuk është i rezervuar vetёm për disa të zgjedhur". "Edhe ata njerёz që janë të mënjanuar, madje edhe ata që ata janë refuzuar e përbuzur nga shoqëria, Zoti i konsideron tё denjë për dashurinë e Tij – ripohoi Papa Françesku -. Zoti e përgatit banketin e tij për të gjithë: pёr të drejtë dhe pёr mëkatarë, pёr të mirë dhe tё këqinj, inteligjent e tё paarsimuar".

Pastaj Papa Françesku kujtoi: "Dje nё mbrëmje, i telefonova një prifti të moshuar italian, misionar që nga rinia në Brazil, i cili ka punuar gjithmonë me të mënjanuarit e pёr tё varfrit. Dhe tani e jeton pleqërinë e tij në paqe: sepse e ka shpenzuar jetën me dhe pёr të varfrit. Kjo është Kisha jonë Nënë, ky është lajmëtari i Zotit që shkon në udhëkryqet e udhëve tё njerёzimit"." E mos tё harrojmё - vazhdoi Papa  -, Zoti vendos një kusht: të veshësh petkun e dasmës ", qё " simbolizon mëshirën që Zoti na jep falas, domethënë hirin".

"Pa hirin e Tёnzot – nёnvizoi Ati i Shenjtё Bergoglio - nuk mund të bësh një hap përpara në jetën e krishterë. Gjithçka është hir. Nuk mjafton të pranosh ftesën për të ndjekur Zotin, duhet të jesh i gatshëm për tё përshkuar udhën e konvertimit, qё ndryshon zemrën "." Petku i mëshirës, që Zoti na ofron vazhdimisht, është një dhuratë falas e dashurisё sё Tij, hiri Tёnzot është pikërisht kёshtu, dhuratё dashurie e gёzimi - përfundoi Papa  -. E Zoti na kërkon ta pranojmё hirin e Tij me mahnitje dhe gëzim: 'Faleminderit, o  Zot, që më ke dhënë këtë dhuratë '".

11 tetor 2020, 14:20