2020.03.27 Preghiera in Piazza San Pietro con Benedizione Urbi et Orbi 2020.03.27 Preghiera in Piazza San Pietro con Benedizione Urbi et Orbi 

Papa: shqetësimet e kërkesat tona t’i vëmë në duar tё Zotit

Papa: Në #lutje shqetësimet dhe kërkesat tona t’i vëmë në duar tё Zotit, dhe tё kemi besim se na dëgjon, pasi Ai e di se çfarë na nevojitet dhe do të na japë atë që është e mirë për ne.

R.SH. - Vatikan

"Në #lutje shqetësimet dhe kërkesat tona t’i vëmë në duar tё Zotit, dhe tё kemi besim se na dëgjon, pasi Ai e di se çfarë na nevojitet dhe do të na japë atë që është e mirë për ne. #AudiencaePërgjithshme". Kёshtu shkruan Papa, nё njё tweet botuar sot mё 14 tetor 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

 Lidhja jonё me Zotin e gjen shprehjen e vet më të lartë, në lutje. E lutja kërkon besim. Zoti është pranë përherë, Zoti na dëgjon gjithnjë. Nuk duhet të kemi frikë, e as të ndjehemi të vetmuar, të braktisur nga toka e nga qielli. Në situata të tilla, duhet t’ia besojmë Atij gjithë barrën e dhimbjes e të ankthit të zemrës sonë të brishtë. T’ia besojmë zemrës së tij, zemrën tonë.

 “T’i kërkojmë Zotit që lutja jonë t’i ketë gjithmonë rrënjët në fe, të lindë nga feja në Të. Hiri i fesë: është dhuratë, feja. Nuk mësohet nga librat. Është dhuratë, që ta jep Zoti, por duhet ta kërkosh: ‘O Hyj, më jep fe!’. T’i kërkojmë Zotit hirin për t’u lutur me fe, për të qenë të sigurtë se çdo gjë, që i kërkojmë Atij, do të na jepet… me atë siguri, që na jep feja. E kjo është fitorja jonë: feja!”. Kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku gjatё homelisё sё Meshёs sё 14 janarit 2016 kremtuar nё kapelёn e Shёn Martёs nё Vatikan.

14 tetor 2020, 18:59