Kërko

2018.11.12 Papa Francesco incontra i partecipanti alla Plenaria della Pontificia Accademia delle Scienze 2018.11.12 Papa Francesco incontra i partecipanti alla Plenaria della Pontificia Accademia delle Scienze 

Papa: shkencëtarët mos tё ndihmojnë në zhvillimin e armëve biologjike

Papa: shkencëtarët tё jenё tё ndërgjegjshëm në përpjekjen për të ndaluar jo vetëm prodhimin, posedimin dhe përdorimin e armëve bërthamore, por edhe zhvillimin e armëve biologjike.

R.SH. - Vatikan

"Sado e madhe të jetë përgjegjësia e politikanëve, ajo nuk i përjashton shkencëtarët nga pranimi i përgjegjësive të tyre etike në përpjekjen për të ndaluar jo vetëm prodhimin, posedimin e përdorimin e armëve bërthamore, por edhe zhvillimin e armëve biologjike, me potencialin e tyre që kanë për të shkatërruar civilë të pafajshëm e madje edhe popuj të tërë ". Kështu pohon mes tjerash Papa Françesku në mesazhin dërguar pjesëmarrësve në Sesionit Plenar të Akademisë Papnore të Shkencave që mbahet nga data 7 deri me 9 tetor.

Duke përmendur enciklikën Laudato si ', Ati i Shenjtё nënvizon se "shpërthimi i pandemisë, në kontekstin më të gjerë të ngrohjes globale, krizës ekologjike dhe humbjes dramatike të biodiversitetit, përfaqëson një thirrje urgjente për familjen tonë njerëzore që të rimendojë rrjedhën e saj, të pendohet dhe të ndërmarrë një kthesё tё vёrtet ekologjike".

Një konvertim "që ushqehet nga të gjitha dhuratat dhe talentet që Zoti na i ka dhanë për të promovuar një 'ekologji njerëzore' të denjë për dinjitetin tonë njerёzor dhe pёr fatin e përbashkët", shton  Ati i Shenjtё Françesku, i cili ripohon shpresën qё ka shprehur në Enciklikën e fundit ‘Fratelli tutti: " Do të ishte e mrekullueshme sikur rritja e inovacionit shkencor dhe teknologjik të shoqërohej me më shumë barazi dhe përfshirje shoqërore. Sa e mrekullueshme do të ishte, qё derisa zbulojmë planetët e largëta, të rizbulojmë edhe nevojat e vëllezërve e tё motrave që kemi përreth nesh!".

07 tetor 2020, 17:21