Kërko

Papa nënshkroi enciklikën "Fratelli tutti" mbi varrin e Shёn Fraçeskut nё Asizi

Papa Françesku nënshkroi, mbi varrin e Shën Françesku në bazilikën e ulët të Asizit, nё Itali, enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti", mbi vëllazërimin dhe miqësinë sociale.

R.SH. - Vatikan

Sot mё 3 tetor 2020 në ora 15.55 Papa  Françesku nënshkroi, mbi varrin e Shën Françesku në bazilikën e ulët të Asizit, nё Itali, enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti", kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë sociale.

Në kriptёn e Bazilikës së ulët, Papa Françesku kremtoi Meshën dhe në fund tё kremtimit Eukaristik, në varrin e Varfanjakut të Asizit, nënshkroi Enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti" kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë shoqërore, vlera qё sot kurrë mё shumё se janё thelbësore për t’i dhёnё  shpresë dhe forcë njerëzimit të plagosur nga pandemia e Covidit-19. Një enciklikë që merr emrin nga fjalët qё ka shkruar Shёn Françesku i Asizit dhe qё do të paraqitet nesër, nё festёn liturgike tё Varfanjakut të Asizit. 

Përpara se të nënshkruante dokumentin e magjisterit tё tij papnor, Ati i Shenjtë Bergoglio i tha: "Tani do ta nënshkruaj enciklikën. Do ta çojë në altar imzot Paolo Braglia, i cili është përgjegjës pёr përkthimin e edhe për fjalimet e Papës në seksionin e parë (të Sekretarisë sё Shtetit tё Vatikanit). Ai kujdeset pёr gjithçka, dhe prandaj desha që të ishte i pranishëm dhe ta sillte në altar".

Pastaj Papa Françesku falënderoi edhe dy përkthyesit e tjerë, tё gjuhës portugeze dhe spanjolle, dhe kёshtu e shpjegoi gjestin e tij: "Kjo është një shenjë mirënjohjeje për të gjithë Seksionin e Parë të Sekretarisë së Shtetit tё Vatikanit, i cili ka punuar në hartimin dhe përkthimin e enciklikës". "Janë të përvuajtur, këta përkthyes", bëri shaka Papa sё fundi duke i thirrur tre anëtarët e seksionit të parë të Sekretarisë së Shtetit pranë tij në altar dhe i ftoi të heqin maskën e tyre pёr njё çast për të lejuar një foto-kujtim. Fretërit dhe gjithë të pranishmit e përshëndetën nënshkrimin e Enciklikës sё Papës me duartrokitje dhe një moment lutjeje falënderimi.

Nё kremtimin Eukaristik me Papën morën pjesë edhe njëzet fretër, disa rregulltarë, së bashku me ipeshkvin e dioqezës sё vendit, Domenico Sorrentinos dhe kardinalin Agostino Vallini, legat papnor për bazilikat e Shën Françeskut dhe Shën Marisё së Engjëjve në Asizi. Kjo është hera e katërt që Papa Françesku viziton Asizin.

"Fratelli tutti" është enciklika e tretë i Papës Françesku, dy Enciklikat e tij të para, Laudato si' e 24 majit 2015 dhe Lumen Fidei e 29 qershorit 2013, u nënshkruan në Vatikan.

Teksti i enciklikës "Fratelli tutti"  do të bëhet publik nesër pas lutjes mariane tё mesditës të Engjëllit, dhe paradite një Konferencë me ftesë drejtuar nga Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit do ta paraqesë tekstin para shtypit. Ndёr relatorët janё edhe Kardinali Migel Ajuso Guixot, Presidenti i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, Gjykatësi Mohamed Mahmoud Abdel Salam, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, Ana Rowlands Profesore e Social Thought & Practice në Universitetin e Durhamit, nё Mbretërinë e Bashkuar, Andrea Riccardi ,Themeluesi i Komunitetit të Shёn Egjidit, Profesor i Historisë bashkëkohore.

03 tetor 2020, 16:35