Kërko

VATICAN-POPE-ANGELUS VATICAN-POPE-ANGELUS 

Papa: "Më shumë përgjegjësi për gratë në Kishë"

"Tё lutemi për besimtarët laikë, veçanërisht pёr gratë, qё të marrin pjesë më shumë në institucionet e përgjegjësisë së Kishës". Kёshtu pohoi Papa në fund të Engjёllit Tёnzot duke kujtuar edhe njё herё qëllimin a ndjetin e lutjes që ka propozuar për muajin tetor. "Askush prej nesh nuk është pagëzuar prift ose ipeshkëv, të gjithë jemi pagëzuar si laikë dhe laike".

R.SH. - Vatikan

"Tё lutemi për besimtarët laikë, veçanërisht pёr gratë, qё të marrin pjesë më shumë dhe tё kenё pёrgjegjёsi mё tё mёdha në institucionet e Kishës". Kёshtu pohoi sot Papa Françesku në fund të Engjёllit Tёnzot  duke kujtuar edhe njё herё qëllimin a ndjetin e lutjes që ka propozuar për muajin tetor. "Askush prej nesh  nuk është pagëzuar prift ose ipeshkëv - tha Papa -, të gjithë jemi pagëzuar si laikë dhe laike. Laikёt janë protagonistët e Kishës".

Për Papën sot "ka ende nevojë për të zgjeruar hapësirat e një pranie femërore më tё theksuar në Kishë, dhe tё një pranie laike, natyrisht kuptohet, duke theksuar aspektin femëror, sepse në përgjithësi gratë lihen mënjanë”. "Duhet të promovojmë integrimin e grave në vendet ku merren vendimet e rëndësishme. Tё lutemi që në saje të pagëzimit, besimtarët laikë, veçanërisht gratë, të marrin pjesë më shumë dhe  tё kenё përgjegjësi mё mёdhe në institucionet e Kishës, pa rënë në klerikalizmat që anulojnë karizmёn laikale dhe e prishin fytyrën e Kishës së Shenjtë Nënë ", theksoi Papa.

11 tetor 2020, 15:34