Audienca e përgjithshme Audienca e përgjithshme

Papa kujton shën Gjon Palin II, njeri me përshpirtëri të thellë

Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi shën Gjon Palin II, në prag të festës së tij liturgjike dhe, u përqëndrua në muajin misionar të tetorit, duke theksuar rëndësinë e lutjes për shpëtimin e njerëzimit.

R.SH. - Vatikan

Gjatë përshëndetjeve për besimtarët në gjuhën polake, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kujtoi shën Gjon Palin II:

“Nesër (22 tetor) – tha ai – kremtojmë përkujtimin liturgjik të shën Gjon Palit II, në vitin jubilar të 100-vjetorit të lindjes. Ai, njeri me përshpirtëri të thellë, çdo ditë kundronte Fytyrën e ndritshme të Zotit në lutjen liturgjike dhe në meditimin e Pslameve. I nxiste edhe të gjithë të krishterët ta fillojnë ditën me lavdet për Zotin, para se të ndërmarrin udhët, jo gjithnjë të lehta, të jetës së përditshme”.

Lutja e bën të frytshëm impenjimin për Ungjillin

Duke pasur parasysh muajin misionar të tetorit, Papa Françesku i nxiti të gjithë të krishterët të ndihen përgjegjës për përhapjen e Mbretërisë së Zotit. “Misioni i parë – u tha besimtarëve gjermanë të pranishëm në audiencë – është lutja, janë marrëdhëniet tona me Zotin, që e bëjnë të frytshëm impenjimin për Ungjillin e për shpëtimin e njerëzve, sidomos të më të varfërve”.

21 tetor 2020, 12:35