Canonizzazione Giovanni Paolo II Canonizzazione Giovanni Paolo II 

Papa: Shën Gjon Pali II, shembull pёr tё jetuar pёr Zotin e pёr njeriun

Papa Françesku: Shën #GjonPaliII, i pasionuar pas jetës dhe i rrëmbyer nga misteri i Zotit, botës dhe njeriut, qe një dhuratë e jashtëzakonshme e Zotit për Kishën. Ta kujtojmë fenё e tij: qё të jetë shembull për ta jetuar dëshminë tonë sot

R.SH. - Vatikan

"Sot kaq shpesh njeriu nuk e di se çfarë mbart brenda, në thellësitë e shpirtit të tij, të zemrës së tij ... Prandaj, lejoni që Krishti t’i flasë njeriut. Vetëm Ai ka fjalët e jetës, të jetës së amshuar". #ShёnGjonPaliII.

"Shën #GjonPaliII, i pasionuar pas jetës dhe i rrëmbyer nga misteri i Zotit, botës dhe njeriut, qe një dhuratë e jashtëzakonshme e Zotit për Kishën. Ta kujtojmë fenё e tij: qё të jetë shembull për ta jetuar dëshminë tonë sot".

Kёshtu shkruan Papa Françesku, nё dy tweete, botuar sot 22 tetor, nё faqen e internetit @Potifex, pikёrisht nё ditёn e përkujtimit kishtar tё festёs liturgjike tё Papёs Shёn Gjon Palit II. Jo mё larg se dje, gjatё audiencёs sё pёrgjithshme, mbajtur nё sallёn Pali VI, gjatë përshëndetjeve për besimtarët në gjuhën polake, Papa Bergoglio kujtoi figurёn madhore tё shën Gjon Palin II:

“Nesër (22 tetor) – tha ai – kremtojmë përkujtimin liturgjik të shën Gjon Palit II, në vitin jubilar të 100-vjetorit të lindjes. Ai, njeri me përshpirtëri të thellë, çdo ditë kundronte Fytyrën e ndritshme të Zotit në lutjen liturgjike dhe në meditimin e Pslameve. I nxiste edhe të gjithë të krishterët ta fillojnë ditën me lavdet për Zotin, para se të ndërmarrin udhët, jo gjithnjë të lehta, të jetës së përditshme.

22 tetor 2020, 12:44