Kërko

Të mbrohet jeta Të mbrohet jeta

Një meshë në ditë për fëmijët e palindur

Nisma përfshin shumë qytete në Sllovaki dhe promovohet nga Forumi për Jetën me “shpresë që njerëzit t’i hapin zemrat dhe t’i mbështesin ekonomikisht të gjitha gratë shtatzëna dhe organizatat, që i ndihmojnë ato”

R.SH. - Vatikan

Titullohet “Një qiri për fëmijët e palindur”, fushata e Forumit Ndërkombëtar për Jetën, që promovon një sërë meshësh me ndjet të veçantë, nga 25 tetori deri më 2 nëntor. “Duam të bashkohemi në lutje me nënat shtatzëna dhe me baballarët e fëmijëve të tyre” shpjegojnë organizatorët.

Objektivi i projektit

  “Kemi shpresë që njerëzit do t’i hapin zemrat e do t’i mbështesin ekonomikisht të gjitha gratë shtatzëna dhe organizatat, që i ndihmojnë ato. Lutemi edhe për ato çifte, që kanë ndërmend të ndërmarrin rrugën e shtatzanisë artificiale dhe për të rinjtë, që ta mbrojnë jetën nga zënia deri në vdekjen natyrore. Një mendim i veçantë edhe për Sllovakinë, sepse jeta duhet të bëhet pjesë përbërëse e kulturës dhe e ligjeve tona. Së fundi, duam të lutemi për të gjitha ato familje, që kanë humbur një fëmijë para se të lindte”.

Si duhet të ndiqen kremtimet eukaristike

Meshët mund të ndiqen në internet. Të shtunën, më 31 tetor, kremtimi do të transmetohet në frekuencat e Lumen Radio, ndërsa më 2 nëntor, ditën, që Kisha ia kushton besimtarëve të vdekur, do të kujtohen veçanërisht fëmijët e palindur e mesha do të transmetohet nga TV Lux.

26 tetor 2020, 10:32