Kërko

Vatican News
2020.10.03 Celebrazione della Santa Messa e firma dellâ  Enciclica â  Fratelli tuttiâ   alla tomba di San Francesco 2020.10.03 Celebrazione della Santa Messa e firma dellâ Enciclica â Fratelli tuttiâ alla tomba di San Francesco  (Vatican Media)

Enciklika Papёs: një mesazh drejtuar mbarё botës

Në nënshkrimin e Enciklikës, "Fratelli tutti", në Asizi, mori pjesë e gjithë familja e madhe françeskane. "Një moment historik jetuar me thjeshtësi," tha Fra Carlos Alberto Trovarelli, Ministër i Përgjithshëm i Rendit të Fretërve tё Vegjël Konventual që nga 2019.

R.SH. - Vatikan

Emocion i madh në Asizi, që sot e priti për të katërtën herё Papën Bergoglio, në pragun e festës sё Shёn Françeskut, mbrojtësit qiellor tё Italisë, për nënshkrimin e Enciklikës sё re “Fratelli tutti”, një moment i veçantё dhe i paharrueshëm jetuar me pjesëmarrje të madhe nga e gjithë familja françeskane dhe nga pjesëmarrësit, qё ishin tё pranishëm nё këtë ditë tё sotme historike kishtare në qytetin e vogël të Varfanjakut tё Asizit. Një ngjarje e rëndësishme, tё cilёn e jetuam në thjeshtësi të madhe me Papën, tha Fra Carlos Alberto Trovarelli, Ministër i Përgjithshëm i Urdhrit tё Fretërve tё Vegjël Konventual.

Përqafimi i Papës.

Ishte po aq emocionuese, pohoi Fra Trovarelli, kur e dëgjuan Papën, qё falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan në përkthime të ndryshme të enciklikës "Fratelli tutti", versioni origjinal i së cilёs është në spanjisht. Ishte një gjest i rëndësishëm e domethënës që na bën të kuptojmë se sa të rëndësishëm janë të gjithë për Papën Françesku. E njëjta gjë ndodhi në fund të Meshës, kur Ati i Shenjtë Bergoglio pati një dialog të shkurtër me secilin nga ata që ishin të pranishëm. Pra është e bukur dhe emblematike qё kjo ditë e madhe e paqes për të mbarë njerëzimin, përfundon Fra Trovarelli, u mbajt nё Asizi, nё tokёn e Shën Françeskut.

03 tetor 2020, 18:32