Kërko

Vatican News
Search and rescue teams work on the blast site hit by a rocket during the fighting over the breakaway region of Nagorno-Karabakh in the city of Ganja Search and rescue teams work on the blast site hit by a rocket during the fighting over the breakaway region of Nagorno-Karabakh in the city of Ganja 

Dhimbja e Papës për prishjen e armëpushimit midis Armenisë e Azerbajxhanit

Papa Françesku: "Megjithëse armëpushimi rezulton shumë i brishtë, inkurajoj qё të rivendoset dhe shpreh pjesëmarrjen time në dhimbjen pёr humbjen e jetëve njerëzore , për vuajtjet e pësuara, si dhe për shkatërrimin e shtëpive e tё vendeve të kultit. Lutem dhe ju ftoj të luteni për viktimat dhe për të gjithë ata, jeta e të cilëve është në rrezik ".

R.SH. - Vatikan

"E vlerësova faktin që u arrit një armëpushim ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për arsye humanitare me synimin për të arritur një marrëveshje thelbësore të paqes. Megjithëse armëpushimi rezulton shumë i brishtë, inkurajoj qё të rivendoset dhe shpreh pjesëmarrjen time në dhimbje pёr humbjen e jetëve njerëzore, për vuajtjet e pësuara, si dhe për shkatërrimin e shtëpive e tё vendeve të kultit. Lutem dhe ju ftoj të luteni për viktimat dhe për të gjithë ata, jeta e të cilëve është në rrezik ", tha Papa Françesku menjëherë pas lutjes sё sotme tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

11 tetor 2020, 14:45