Kërko

2019.11.22 Viaggio Apostolico in Thailandia e Giappone Incontro con i Leader Cristiani e di altre Religioni 2019.11.22 Viaggio Apostolico in Thailandia e Giappone Incontro con i Leader Cristiani e di altre Religioni 

Zoti nuk ka nevojë ta mbrojë askush!

Një tweet i Papës Françesku, i shprehur me shumë pak fjalë, na kujton një nga të vërtetat më të mëdha të jetës sonë njerëzore e të fesë sonë: “Zoti, dashuri e amshuar, nuk mund të jetë urrejtje. Ndaj nuk ka nevojë ta mbrojë askush!

R.SH. - Vatikan

Një tweet i Papës Françesku, i shprehur me shumë pak fjalë, na kujtoi, pak ditë më parë, një nga të vërtetat më të mëdha të jetës sonë njerëzore e të fesë sonë: “Zoti, dashuri e amshuar, nuk mund të jetë urrejtje. Ndaj nuk ka nevojë ta mbrojë kush!”.
Tweeti u duk në faqet e internetit,  kur bota kremtonte Ditën e OKB-së,  në përkujtim të viktimave të akteve të dhunës, bazuar mbi Besojmën!
Zotin mund ta thërrasësh në një mori mënyrash: Zot, Allah, Budë, Jahve, Jehova...”.
Por, sido që ta thërrasësh, nëse i beson me gjithë zemër e jeton sipas Urdhërimeve të Tij, Ai të përgjigjet pa tjetër!
Një dorë e panjohur pati shkruar ndonjë shekull më parë mbi një shkëmb, dy citate kuptimplote:
“Zoti vdiq!” - nënshkruar Friedrich Nietzsche.
Poshtë tij:
“Nietzsche vdiq” – nënshkruar Zoti!
Thua ta ketë falur Zoti filozofin gjerman, që e kishte mohuar? Ndoshta. Sepse mjeshtria e Zotit është pikërisht të falë, sa herë gjunjëzohesh i penduar para  Tij.
Po kush është Zoti? - e pyeti  një ditë fëmija  t’ëmën.
E Nëna, duke e shtrënguar fort ndër krahë, iu përgjigj pyetjes me një pyetje tjetër:
“Çfarë ndjen në këtë çast?”.
“Dashurinë tënde, nënë!” – gjegji fëmija.
E Nëna: “Ja pra, o bir, ky është Zoti!”.
Zoti është dashuri. E do secilin prej nesh si të ishte i vetmi njeri mbi këtë botë. E çdo fëmijë që lindet nën këtë diell, na kujton se Zoti është i pranishëm ndërmjet qiellit e tokës.

01 shtator 2020, 09:43