Kërko

Vatican News
 Papa Françesku në Rio de Janeiro 2013 Papa Françesku në Rio de Janeiro 2013  

Papa të rinjve argjentinas: “Botën e ndryshojnë njerëzit me ideale”

“Mos rrini të ngrirë, si shtatoret!”. Kjo nxitja e Françeskut, në një videomesazh drejtuar të rinjve argjentinas, që morën pjesë, të shtunën e kaluar, në shtegtimin e 41-të të të rinjve të veri-lindjes së vendit. Nismë e kushtëzuar nga pandemia.

R. SH. - Vatikan

“Jini njerëz plot gjallëri e ideale, që ia ndryshojnë faqen botës. Mos rrini të ngrirë, si shtatoret”. Ky, inkurajimi i Papës për të rinjtë argjentinas, në një videomesazh,  që u bë i njohur më 19 shtator nga kryedioqeza e Corrintes. Papa i përshëndeti të rinjtë, që morën pjesë, të shtunën e kaluar në Shtegtimin e 41-të rinor të rajonit Nea (Nordeste Argentina).

Jeta është udhë

Sivjet  shtegtimti  ishte virtual, për shkak të pandemisë. Gjë që e kujtoi edhe vetë Françesku:

“Ky shtegtim - kujtoi - bëhet në mënyrë të pazakontë, por edhe pse virtual, ju po e bëni  njëlloj si shtegtimet e mëparshme: po vini zemrën në shtegtim, duke shkuar në takim me Zojën e Bekuar”

Ju shoqëroj në këtë shtegtim virtual, të ri, por që mbetet gjithnjë shtegtim – vijoi Papa - Rëndësi ka të mos harroni kurrë se jeta është shtegtim. Pavarësisht nga vështirësitë, gabimet e rrëzimet, që të gjithë mund t’i provojnë gjatë udhës - shpjegoi akoma  -  duhet të mësoheni për t’u ngritur përsëri në këmbë e për t’u rikthyer në rradhët e shtegtarëve, sepse kur nuk lëviz,  rrezikon të shndërrohesh në shtatore, si gruaja e Lot, për të cilën na flet Shkrimi Shenjt. Ajo, që u bë shtyllë kripe, sepse ktheu kokën mbrapa për të parë Sodomën në flakë”.

Në përfundim Papa u dha bekimin e tij apostolik të rinjve, duke u kujtuar  se Virgjëra Mari  “e di çka ndodh në secilën nga zemrat  tuaja, sepse është Nënë e kujdeset gjithnjë për ju”.

22 shtator 2020, 13:34