Kërko

Vatican News
Pope Francis receives Andrzej Duda Pope Francis receives Andrzej Duda  (Vatican Media)

Papa Françesku priti nё audiencë Presidentin polak Duda

U trajtuan çështje me interes të ndërsjellët lidhur me misionin e Kishës, mes tjerash duke përfshirë nxitjen e familjes dhe arsimimin e të rinjve. U diskutuan disa çështje ndërkombëtare, si emergjenca shëndetësore në zhvillim e sipër, gjendja rajonale dhe siguria.

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë, sot paradite nё Vatikan, Shkëlqesinë e Tij Zotin Andrzej Duda, President i Republikës së Polonisë, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallager, Sekretar i Selisë sё Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet.

Bisedimet e përzemërta  - pohon nё njё njoftim Salla e Shtypit e Selisё sё Shenjtё - u zhvilluan rreth njëqind vjetorit të lindjes së Shën Gjon Pali II dhe 40 vjetorit të themelimit të Sindikatës së pavarur "“Solidarność". U trajtuan edhe disa çështje me interes të ndërsjellët lidhur me misionin e Kishës,  mes tjerash duke përfshirë nxitjen e familjes dhe arsimimin e të rinjve.

Së fundi, u diskutuan disa çështje ndërkombëtare, si emergjenca shëndetësore në zhvillim e sipër, situata rajonale dhe siguria.

25 shtator 2020, 14:38