2020.06.16 armi nucleari, asia 2020.06.16 armi nucleari, asia 

Papa Françesku: njerëzimi tё lirohet nga armët bërthamore

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e plotë të armëve bërthamore Papa iu kthye përsëri temës qё preku edhe në videomesazhin e djeshëm drejtuar OKB-së. Sot në një tweet Papa bёn thirrje pёr paqe duke u kёrkuar të gjithëve njё angazhim tё përkushtuar për një botë pa armë të shkatërrimit në masë.

R.SH. - Vatikan

U kremtua sot Dita Ndërkombëtare kundër provave të armëve bërthamore, miratuar nga Asambleja  e Përgjithshme e OKB-së më 2009, me objektiv promovimin e parimit të zhdukjes së armëve bërthamore e me theksimin se “duhet bërë çdo përpjekje e mundshme për t’u dhënë fund provave bërthamore, duke zhdukur, kështu, edhe pasojat e tyre shkatrrimtare mbi jetën e njerëzve.

"T'ia kërkojmë Zotit dhuratën e paqes, pёr një botë pa armë të shkatërrimit në masë! Le të angazhohemi me përkushtim për ta çliruar botën nga armët bërthamore, tё cilat janё një kërcënim i madh e tejet serioz për mbarё njerëzimin". Ky mesazhi që Papa ia drejton botёs mbarё, duke u bashkuar nё kremtimin e sotëm tё Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e armëve bërthamore, një ngjarje e përvitshme qё ёshtё shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2013, me miratimin e një rezolutë që ka si qëllim çarmatimin bërthamor, si njё kusht thelbësor e tё domosdoshëm për garantimin e paqes dhe tё sigurisë ndërkombëtare. Data u zgjodh për të kujtuar natën e 26 shtatorit 1983 kur koloneli sovjetik Petrov me tё drejtё e  korrektesë vendosi t’i konsideronte alarmet e raketave që pa në ekranet e tij si një gabim kompjuteri, dhe kështu nuk dha komandën pёr hedhjen e bombarduesve atomikë që  kishin ndёr objektiva të sulmit Uashingtonin e Nju Jorkun.

Gjysma e popullsisë botërore jeton në vende me armë bërthamore

Nga ana e saj, OKB-ja kujton se, pavarësisht rritjes sё shqetësimit nё nivelin ndërkombëtar, doktrina e frikësimit bërthamor ende paraqet njё element vendimtar nё politikat e sigurisë sё shumë Shteteve, ndonëse më shumë se gjysma e popullsisë botërore jeton në Vende që kanë armë bërthamore apo janë pjesë e aleancave bërthamore. Bota pa armë atomike nuk është utopi, pavarësisht nga kritikat e atyre, që i konsiderojnë “idealiste” proceset e çarmatimit bërthamor e jo bërthamor.

Skenarin aktual botëror, të karakterizuar nga konfliktet dhe pesimizmi, nga gara e armatimeve, që i bën qeveritë të rrisin pjesën e buxhetit, e cila i shkon industrisë së luftës. E kjo bën të kalojnë në plan të dytë përparësi si: lufta kundër varfërisë, nxitja e paqes, realizimi i planeve edukative, ekologjike dhe shëndetësore, posaçersisht në kohën koronavirusit, si edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Për të mos folur për katastrofat humanitare dhe ambientale, pasoja të përdorimit të armëve bërthamore.

Prandaj, "është për t’u dënuar me vendosmëri – nënvizon Papa Françesku – kërcënimi për përdorimin e tyre, si edhe vetë zotërimi i armve bërthamore, pikërisht sepse ekzistenca e tyre është në funksion të logjikës së frikës, që nuk ka të bëjë vetëm me palët në konflikt, por me gjithë racën njerëzore". Por jo çdo gjë është e humbur, vërejti Papa Françesku, i cili kujtoi votimin “historik” në OKB, për t’i konsideruar armët bërthamore “jo vetëm imorale, por edhe mjete të paligjshme lufte”. U mbush kështu, një boshllëk i rëndësishëm në fushën juridike, për të ndaluar përdorimin e këtyre armëve, krahas atyre kimike, biologjike, minave kundër njeriut dhe bombave copëtuese.

OKB-ja konfrontohet mbi çarmatimin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së 2020 do të trajtojë çështjen e çarmatimit të armëve bërthamore më 2 tetorin e ardhshëm. Vëmendja e komunitetit ndërkombëtar duket se ёshtё përqendruar kryesisht në programet e armëve të Koresë së Veriut dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se kanё ndërmend të zgjasin embargon e armëve të OKB-së kundër Iranit, që do të skadojë në tetor, nё saje tё marrëveshjes bërthamore të 2015-tës, një marrëveshje nga e cila SHBA-sё janё tërhequr më 2018. Dihet që armët bërthamore japin siguri të rreme. Nga armët bërthamore, vetëm siguri e rreme. Zotërimi i tyre është “moralisht i palejueshëm”, sepse kërcënon krejt kuadrin e Kombeve të Bashkuara.

26 shtator 2020, 15:20