Kërko

2018.12.20 Papa Francesco e Mons. Charles John Brown, Arcivescovo tit. di Aquileia, Nunzio Apostolico in Albania 2018.12.20 Papa Francesco e Mons. Charles John Brown, Arcivescovo tit. di Aquileia, Nunzio Apostolico in Albania  

Papa emëron Imzot Charles Brown Nunc tё ri Apostolik nё Filipine

Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nunc tё ri Apostolik në Filipine Shkëlqesinë e Tij Imzot Charles John Brown, Kryeipeshkёv titulluar i Akuilesё, Nunc Apostolik në Shqipëri qё nga 9 mars 2017, e tani Papa e thërret pёr njё mision tё ri nё Filipine.

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nunc tё ri Apostolik në Filipine Shkëlqesinë e Tij Kryeipeshkvin Imzot Charles John Brown, Kryeipeshkёv titulluar i Akuilesё, deri tani Nunc Apostolik në Shqipëri.

Kujtojmё se 9 mars tё vitit  2017 Papa Françesku e pati emëruar imzot Charles John Brown Nunc Apostolik  të ri në Shqipëri, duke zëvendësuar imzot Ramiro Moliner Ingles.

Imzot Charles John Brown, lindi  në New York, më 13 tetor 1959. Kreu studimet e mëposhme akademike: Histori, pranë Universitetit të Notre Dame, Indiana (USA); Teologji, Universiteti i Oxfordit (Angli); Studime Mesjetare, Universiteti i Torontos (Kanada); Teologji Sakramentale, Universiteti i Shën Anselmit, Romë.

U shugurua meshtar më 13 maj 1989, në katedralen e Shën Patrikut, në   New York, për Kryedioqezën e New York-ut. Nga viti 1989, deri në vitin  1991 ishte zëvendës-famullitar pranë famullisë së San Brendan, në lagjen  e Bronx-it, New York.. Më 6 maj 2000, Imzot Charles John Brown u emërua Kapelan i Shenjtërisë së Tij, ndërsa në shtator 2009, Sekretar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.

Nga viti 1994 është zyrtar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Një emërim i rëndësishëm, pas problemeve, lindur ndërmjet qeverisë së Dublinit e Selisë së Shenjtë lidhur me shpërdorimet seksuale të të miturve nga ana e klerit, që  tronditi Kishën në Irlandë e edhe atë në Romë. Më 3 nëntorin e vitit 2011, qeveria e Dublinit dha njoftimin për mbylljen e ambasadës pranë Selisë së Shenjtë.

Mё 09. 03. 2017, Imzot Charles John Brown qe emëruar Nunc Apostolik në Shqipëri, duke zëvendësuar imzot Ramiro Moliner Ingles, e tani Papa e thërret pёr njё mision tё ri nё Filipine.

28 shtator 2020, 12:14