2020.09.25 Circolo San Pietro 2020.09.25 Circolo San Pietro 

Papa anëtarëve të Rrethit të Shën Pjetrit: jini përkëdhelje e Zotit për të varfrit

“Vijoni të jini zemra e duar, shenjë e dashurisë së Krishtit për nevojtarët”. Kjo porosia që Papa u drejtoi anëtarëve të Rrethit të Shën Pjetrit, duke i pritur sot në audiencë. Anëtarëve tё Rrethit të Shën Pjetrit, qё kujdesen pёr të varfrit e Romës në emër të papës, Ati i Shenjtë u kërkoi "t'u përgjigjen me guxim” nevojave të më të varfërve, veçanërisht në kohën e pandemisë, efektet e së cilёs, tha "do të jenë të tmerrshme".

R.SH. - Vatikan

T’i vështrojmë plagët e qytetit me zemër të hapur ndaj nevojave qё kanё të tjerët dhe t’ua shtrijmë duart që njohin në të vëllain, jo një tё huaj, por "një lypës i dashurisë".  Kёshtu u tha Papa Françesku anëtarëve tё Rrethit të Shën Pjetrit gjatë audiencës sё sotme në Vatikan, e duke kujtuar moton e kёsaj shoqate " lutje -veprim- flijim", u ndal te fjala "veprim".

“Vijoni të jeni zemra dhe duar, shenjë e dukshme e dashurisë së Krishtit për nevojtarët”. Kjo porosia që u drejtoi sot Papa Françesku anëtarëve të Rrethit të Shën Pjetrit, duke i pritur në audiencë, në Sallën Klementine, në Vatikan. Papa i përshëndeti përzemërsisht të gjithë anëtarët, të shoqëruar nga Presidenti i Shoqatёs ‘Rrethi Shёn Pjetrit, Marchese Niccolò Sacchetti, e pastaj kujtoi:

Motoja juaj është: "Lutje - Veprim – Flijim". Këto fjalë  - kujtoi Papa - përfaqësojnë tre parimet bazë mbi të cilat bazohet jeta e një shoqate, jeta e partneritetit, miqёsia vëllazërore, veprimtaria bamirёse. Në takimin tonë tё vitit kaluar e përqendrova reflektimin tim mbi aspektin e parë: lutjen (krh Fjalimi drejtuar anëtarëve të rrethit të Shën Pjetrit, 19 shkurt 2019). Këtë vit, megjithatë, do të doja të përqendrohesha në aspektin e dytё: veprimin.

Pandemia, me nevojën e distancimit ndërpersonal, ju ka kërkuar t’i rimendoni modalitetet konkrete të veprave bamirëse që ju kryeni në jetёn e përditshme dhe nё kushte të zakonshmen në favor të të varfërve të Romës. Përveç kujdesit tuaj pёr nevojat e njerëzve që zakonisht i shërbeni, sot ёshtё shtuar edhe nevoja për t'iu përgjigjur emergjencave të shumë familjeve që janë gjetur, papritmas, në vёshtirёsi ekonomike.

Një gjendjeje tё jashtëzakonshme nuk mund t'i jepet një përgjigje e zakonshme, por kërkohet një reagim i ri, i ndryshëm. Për ta bërë këtë duhet të kesh një zemër që di t’i "shohë" plagët e shoqërisë dhe tё kesh duar krijuese në veprimtarinë bamirëse. Këto dy elemente janë të rëndësishëm pёr tё bёrё në mënyrë që një veprimtari bamirëse të jetë kurdoherë e frytshme.

Së pari është urgjente të identifikohen format e reja tё varfërisë, që sot po krijohen me të shpejtë në qytet. Ju e dini mirë se ka shumë si: varfëri materiale, varfëri njerëzore, varfëri sociale. Është detyrë e jona t’i shohim kёto realitete me sytë e zemrës. Duhet të dish t'i shohësh dhe t’i vështrosh plagët njerëzorë me zemër, për t’u "kujdesur me zemër" pёr jetën e të tjerëve. Kёshtu, skamnori nuk është më vetëm një i huaj që ka nevojë për ndihmën tonё por, së pari, ёshtё një vëlla lypës i dashurisë. Dhe vetëm atёherё kur e kemi dikë për zemër, mund t'i përgjigjemi pritshmërisë sё tij. Kjo është eksperienca e përdëllimit, ky përjetimi i mëshirimit: qё do tё thotё tё ndash zemrën me ata qё janё nё mjerim. Zemra e hapur, që përshkohet nga dashuria e Krishtit, që i jep të afërmit, që ka nevojë për ne, më shumë se një shërbim teknik: ajo i jep dashurinë, në cilën tjetrit i tregon në mënyrë të dukshme Zotin që e do, Krishtin.

Bota jonë, siç vërejti dyzet vjet më parë Papa Shën Gjon Pali II, "duket se nuk i le vend mëshirës"(Enciklika Dives in misericordia,2). Secili prej nesh është i thirrur ta ndryshojё rrjedhën. Dhe kjo është e mundur nëse e lejojmë personalisht veten të prekemi nga fuqia e përdëllimit tё Zotit. Një vend i privilegjuar për ta përjetuar këtë eksperiencë është sakramentit i Pajtimit (Sakramenti i Rrёfimit). Gjatë paraqitjes së mjerimeve para Zotit tonë, nё sakramentin e Pajtimit, ne përshkohemi e mbushemi me mëshirën e Hyjit At. E kёtё mëshira jemi tё thirrur të jetojmë dhe ta dhurojmë.

Pasi pamë plagёt e qytetit në të cilën jetojmë, mëshira na fton të kemi "fantazi", tё jemi krijues me duart tona. Kjo është ajo që keni bërë në këtë kohë të pandemisë: duke pranuar sfidën e reagimit ndaj një situate konkrete tё krijuar nga Covid-19, keni ditё ta përshtatni shërbimin tuaj ndaj nevojave të reja që janё imponuar nga virusi. Më pëlqen të kujtoj edhe një gjest të vogël që grupi i rinisë sё Rrethit tё Shёn Pjetrit bëri ndaj anëtarëve më të vjetër: një raund telefonatash për të parë nëse gjithçka po shkonte mirë dhe për t'u ofruar atyre pak kohё e shoqëri. Kjo është fantazia e mëshirës.

Ju inkurajoj tё vazhdoni me përkushtim dhe gëzim në veprimtaritë bamirëse, gjithmonë të vëmendshëm e të gatshëm pёr t'iu përgjigjur nevojave të tё varfërve. Ju falënderoj sepse jeni shprehje konkrete e bamirësisë së Papës qё kujdeset për varfëritë e Romës. Dhe u jam mirënjohës për Obolin apo Lëmoshën e Shën Pjetrit, që Rrethi e mbledh vit për vit në Kishat e Romës, duke e ndihmuar drejtpërdrejt Papën në veprimtarinë bamirëse për nevojtarët e këtij qyteti.

25 shtator 2020, 13:32