Azerbaijan and Armenia in armed conflict over Nagorno-Karabakh region Azerbaijan and Armenia in armed conflict over Nagorno-Karabakh region 

Papa lutet për Kaukazin: dialog e jo përdorim tё armëve

Thirrja Papёs pёr dialog e paqe pas rinisjes së luftës midis Armenisë e Azerbajxhanit në Nagorni Karabak.

R.SH. - Vatikan

Pas lutjes mariane, Papa u lut pёr paqe, dialog e jo përdorimit tё armёve nё Kaukaz. "Lajmet e fundit njoftojnë pёr ndeshje në zonёn e Kaukazit, lutem për paqen në Kaukaz dhe u kërkoj palëve në konflikt të bëjnë gjeste konkrete tё vullnetit të mirë dhe tё vëllazërimit që mund të çojë në zgjidhjen e problemeve jo përmes përdorimit të forcës dhe armëve, por nëpërmjet dialogut e negociatave. Të lutemi së bashku në heshtje për paqen në Kaukaz", tha Papa.

Pastaj Ati i Shenjtё Françesku kujtoi ditën e sotme kushtuar emigrantëve e refugjatëve: "Sot Kisha kremton Ditën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, përshëndes refugjatët e emigrantët e pranishëm këtu në shesh rreth monumentit të titulluar "Engjëj pa e ditur" qё kam bekuar njё vit më parë. Sivjet desha t’ia kushtoja mesazhin tim të tё shpërngulurve brendapërbrenda  Vendit, që janë të detyruar të largohen sikur i ndodhi Jezusit dhe familjes së tij, e si Jezusi ata janë të detyruar të shpërngulen, tё ikin, kёtyre, pra, dhe atyre që u ndihmojnë u shkon një mënyrë të veçantë përkujtimi dhe lutja jonë".

Së fundi mendimi i Papës: "Sot bie edhe Dita Botërore e Turizmit, pandemia e ka e prekur këtë sektor kaq tё rёndёsishёm. E rinovoj inkurajimin tim ndaj atyre që punojnë në turizëm. Uroj qё të gjithë, së shpejti, tё mund të jenë në gjendje t’i zgjidhin vështirësitë e tanishme".

27 shtator 2020, 14:34