ARGENTINA-POVERTY-HOMELESS-LAND-HEALTH-VIRUS ARGENTINA-POVERTY-HOMELESS-LAND-HEALTH-VIRUS 

Lutja e Papës për shpirtin e atë Bachi-t: “Martir i të varfërve”

Viktimë e Covid -19 në lagjet popullore të Buenos Ajres, meshtar që e shkriu jetën deri në fund të fundit në villas miserias. Ky ishte atë Basilicio Britez: për të e për bashkësinë e tij në zi flet Papa, duke u shprehur gjithë dashurinë e tij.

R.SH. - Vatikan

Afërsia  dhe lujta  e Papës arrijnë në Argjentinë. I drejtohen “popullit të Zotit”, që jeton në ‘villas’, lagjet më të varfêra të Buenos Ajres në Argjentinë, në çastin e dhimbjes e të trishtimit,  që po kalon, për vdekjen, këto ditë, të Atë Basilicio Britez, tejet i dashur e i njohur me emrin “padre Bachi”. Famullitari i Shëna Rrokut Gonzales me shokë martirë, në lagjen Almafuerte, e njohur me emrin Villa Palito, në Buenos Ajres, ndonëse  shëndetlig, vijoi t’i ndihmojë të sëmurët me Covid-19, derisa iu ngjit edhe atij vetë sëmundja.Ishte e natyrshme për meshtarin, gjithnjë pranë  të sëmurëve. Një ditë zuri edhe ai vetë krevatin, ku lëngoi tre muaj të gjatë, i shoqëruar vazhdimisht nga lutja e bashkësisë së tij.

Fjalët e Papës
Në një letër, datuar 30 gusht, drejtuar ipeshkvit të Buenos Ajres, delegat i Baritorisë së las Villas y barrios de Emergencia, imzot Gustavo Carrara, Françesku shpreh vlerësimin e tij shumë të lartë për veprimtarinë e përditshme të meshtarit.
“Lutem - shkruan Papa - për atë Bachi-n, për ipeshkvin tuaj, për popullin besimtar, të cilit ia dhuroi edhe jetën, për ju të gjithë e për banorët e Curas villeros” – domethënë për famullitarët e “Villas miserias”.
“Zoti ju bekoftë - përfundon letra e shkurtër - e Zoja e Bekuar pastë kujdes për ju!”.

02 shtator 2020, 15:41