2020.07.25 ARGENTINA Corso di spiritualità Videomessaggio del Papa: servire il prossimo, non siamo soli al mondo 2020.07.25 ARGENTINA Corso di spiritualità Videomessaggio del Papa: servire il prossimo, non siamo soli al mondo 

Tweet i Papës kushtuar drejtësisë, e njeriut të drejtë

“Rrënja e çdo gabimi është të besosh se je i drejtë..” - shkruan Papa Françesku nё tweet-in e 25 gushtit, nё faqen e internetit @Pontifex.

R.SH. - Vatikan

“Rrënja e çdo gabimi është të besosh se je i drejtë. Ta mbash veten njeri të drejtë do të thotë ta lësh Zotin jashta shtëpisë”.  Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot, 25 gusht 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

Njeriu, në rrjedhë shekujsh, ka pasur gjithnjë etje për drejtësi. Me bindjen se njeri i ndershëm quhet vetëm ai, që nuk bën kurrë padrejtësi. Po për të qenë i drejtë, duhet të dish ta dallosh të drejtën nga padrejta. Nga që shpesh në këtë botë ndodh që drejta quhet e padrejtë. Ndoshta sepse  është  më e lehtë të jesh i mirë, sesa  i drejtë.

Pa harruar se drejtësia është e barabartë për të gjithë e se nuk është faji ynë nëse të gjithë nuk janë  të barabartë. Bota shpesh  jeton çaste tejet të vështira, jo aq për shkak të krimeve të njerëzve të pandërgjegje, sa për faj të të drejtëve, që rrinë e bëjnë sehir! Prej këndej thuhet se ku ka shumë policë, nuk ka liri: ku ka shumë ushtarë, nuk ka paqe; ku ka shumë avokatë, nuk ka drejtësi; se drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar; e se  drejtësia e vërtetë gjindet vetëm në botën tjetër!

Po tweet-i i Papës na lë të nënkuptojmë  se  detyra e secilit prej nesh është të “Të veprojmë drejtë, pa besuar se jemi të drejtë. Sepse “Ta mbash veten njeri të të drejtë do të thotë ta lësh Zotin jashtë shtëpisë”.  Ndërsa duhet t’ia hapin portat në dy kanatat! Duke e shkulur me gjithë rrënjë besimin se jemi të drejtë!

25 gusht 2020, 10:52