Papa Francesco e Madonna Papa Francesco e Madonna 

Papa: Zoja Bekuar na tregon cakun drejt atdheut qiellor

Papa: Me Zotin, asgjë nuk humbet! Në Marinë caku u arrit e ne e kemi parasysh arsyen, që na shtyn të ecim: jo për të fituar sendet, që janë këtu poshtë, gjëra që shuhen, por atdheun atje lartë, qё është përgjithmonë. Kёshtu pohon Ati i Shenjtё nё njё tweet, sot 15 gusht 2020.

R.SH. - Vatikan

Me Zotin, asgjë nuk humbet! Në Marinë caku u arrit e ne e kemi parasysh arsyen, që na shtyn të ecim: jo për të fituar sendet, që janë këtu poshtë, gjëra që shuhen, por atdheun atje lartë, qё është përgjithmonë. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 15 gusht 2020, botuar nё gjuhё tё ndryshme nё faqen e internetit @Pontifex.

Të kërkojmë ndërmjetësimin e “Nënёs sё shpresës”  për të gjitha situatat në botë, që kanë më shumë etje për shpresë; shpresë për paqen, për drejtësinë, për jetën dinjitoze e tё lutemi në mënyrë të posaçme për popullsitë e rajonit verior të Nigerisë, viktima të dhunës e të sulmeve terroriste!. Kёshtu pohoi Papa nё njё tweet tjetër, gjithnjё sot, 15 gusht 2020.

E vёrtet festa e 15 gushtit e të Ngjiturit të Zojës në Qiell festa ripohon se Virgjëra Mari është ylli, që na drejton gjtë shtegtimit tonё teokёsor drejt lartësive: “Ajo, ashtu si na mëson Koncili II i Vatikanit, ‘shkëlqen si shenjë e sigurt shprese e ngushëllimi për popullin e Zotit përudhë’”, theksoi sot gjatё lutjes mariane tё mesditёs, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pejtrit nё Vatikan.

Me rastin e festёs sё sotme  po porpozojmё një lutje shumë tё dashur për Nënë Terezën, me të cilën i drejtohej Zojës së Bekuar  me titullin “Të bjerë ndërmend”. Shёn Nënë Tereza e thoshte shpesh e në raste nga më të ndryshme, duke pasur besim të plotë se Nëna e Zotit do ta dëgjonte. Lutja nuk është e Nënë Terezës, por e një shenjti tjetër të madh, Shën Bernardit të Kiaravales.

Lutja “Të bjerë ndërmend”, aq e dashur për Nënë Terezën (versioni tradicional)

T’biin ner mend, o fort e dhimshmia Virgjina Mrii,

se nuk ashti ndîe kurrnji herë

se t’ashtu lutë kush

e t’asht pshtetun tyy

e ka lypë ndimen t’ande

e ka kên’i përbuzun prej tejet.

 

Shtŷe prei ktii kuitimit

Un plot me uzdajë

po ngas e po vî te ti,

o Virgjina e virgjinave,

e Nana e ême,

e tui kiaa me lot per faqe

për mkate t’mija

po bii ner kam t’ua.

 

Deh! O Nana e Jezu Krishtit,

mos i përbuz t’lutunat e mija,

por me t’mirë e ma dashtnii

m’i ndigio e m’i ço n’vend.

Ashtu kioftë!

15 gusht 2020, 16:48