Colomba, Spirito Santo, interno Basilica di San Pietro Colomba, Spirito Santo, interno Basilica di San Pietro  

Papa Shpirti Shenjt na mёson tё njohim dashurinё e Zotit

Shpirti Shenjt të na ndimoftë të rritemi vazhdimisht në njohurinë e Zotit që të mund të përhapim dashurinë dhe të vërtetën e Tij në botë. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 20 gusht, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

R.SH. - Vatikan

Shpirti Shenjt të na ndihmoftë të rritemi vazhdimisht në njohurinë e Zotit që të mund të përhapim dashurinë dhe të vërtetën e Tij në botë. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 20 gusht, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Shpirti Shenjt, shok udhe e mik. Pa Të, nuk mund ta njohim Jezusin

Shpirti Shenjt është mik e shok udhe e na tregon ku është Jezusi: kështu tha Papa Françesku sot paradite, në homelinë e meshës sё 6 majit 2013, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Shpirti Shenjt, nënvizoi Papa, është Zot, që na dëshmon për Jezu Krishtin, na mbron, na qëndron pranë e na përkrah në jetën tonë: “Jeta e krishterë nuk mund të kuptohet pa praninë e Shpirtit Shenjt: nuk do të ishte e krishterë. Do të ishte një jetë fetare, pagane, e mëshirshme, që beson në Zotin, por pa gjallërinë, që do Jezusi për dishepujt e vet. E gjallërinë, na e jep Shpirti Shenjt, i pranishëm”. Shpirti i Shenjtë – Parakliti, siç e quante Jezusi – dëshmon për Krishtin, në mënyrë që ne të jemi më pas në gjendje t’ua japim këtë dëshmi të tjerëve.

Shpirti Shenjt jep mësimet e Jezusit e ndihmon për t’i kujtuar

Shpirti Shenjt na mëson gjënë e vetme të domosdoshme: të duam, ashtu si do Zoti. Është ky pohimi i Papës Françesku në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, kremtuar nё solemnitetin e Rrëshajëve mё 15 maj 2016, nё Sheshin e Shën Pjetrit  nё Vatikan. Shpirti Shenjt nuk jep ndonjë mësim të ndryshëm, por e bën të gjallë, e bën veprues mësimin e Jezusit, në mënyrë që koha, duke kaluar, të mos e shlyejë e të mos e fishkë. Shpirti Shenjt e ngulit këtë mësim brenda zemrave tona, duke e bërë pjesë të vetvetes sonë, korp të korpit tonë (…) Sa herë që Fjala e Jezusit pranohet me gëzim në zemrën tonë, kjo është vepër e Shpirtit Shenjt: Një zemër, me këtë dritë brenda, përfundoi Françesku, do të dijë ta dëshmojë Krishtin me sinqeritet ungjillor.

Ta bëjmë të njohur Jezusin jo aq me fjalë, sa me dëshmi

Shpirti Shenjt, që na bëri ta njohim Jezusin – pohoi Papa nё homelinё e Meshёs sё 2 majit 2016 kremtuar gjithnjë nё kapelёn e Shёn Martёs nё Vatikan - është po Ai, që na shtyn ta bëjmë të njohur, jo aq me fjalë, sa me dëshminë e jetës.Shpirti Shenjt jep dëshmi për Jezusin. E sa herë ne ndjejmë në zemër diçka, që na afron me Jezusin, është Shpirti Shenjt që punon brenda nesh. Është gjë e mirë, prandaj, t’i kërkojmë Shpirtit Shenjt të vijë në zemrat tona, të japë dëshmi për Jezusin; t’i themi: o Zot, mësomë të mos largohem kurrë nga Jezusi. Ndihmomë ta nxë mësimin e Jezusit. Bëmë të kujtoj çka tha e çka bëri Jezusi e, edhe, ndihmomë të jap dëshmi për këto gjëra. E ndihmomë që mendësia e botës, gjërat e lehta, që vijnë pikërisht nga ati i mashtrimit, nga princi i kësaj bote, nga mëkati, të mos më largojnë kurrë nga dëshmia!.

Kush e do Zotin, është i lirë, vetëm Shpirti Shenjt bën njerëz të lirë e të bindur

Vetëm Shpirti Shenjt e bën zemrën të epshme ndaj Zoti e lirisë. Kёshtu pohoi Papa në homelinё e Meshës së 9 janarit 2015, kremtuar në kapelën e Shën Martës. Dhimbjet e jetës, tha, në vijim, mund ta mbyllin zemrën e njeriut, ndërsa dashuria e bën të lirë.  Atëherë, kush na mëson të duam? Kush na çliron nga ngurtësia? Pyeti Papa Françesku. Vetëm Shpirti Shenjt, është përgjigjja: Ti mund të bësh mija kurse katekizmi, mija kurse përshpirtërie, mija kurse joge, zen e kësisoj kursesh të tjera. Por e gjithë kjo nuk do të jetë kurrë në gjendje të të japë lirinë e birit. Këtë liri ta jep vetëm Shpirti Shenjt, duke na bindur ndaj lirisë së dashurisë.

20 gusht 2020, 10:01