Udienza del Santo Padre al Vescovo del Kosovo Dode Gjergji, 28 agosto 2020 Udienza del Santo Padre al Vescovo del Kosovo Dode Gjergji, 28 agosto 2020 

Imzot Dodё Gjergji: audienca me Papёn njё bekim pёr Kishёn e popullin tonё

Papa priti nё audiencë private nё Vatikan Imzot Dodё Gjergjin, ipeshkvin i dioqezës Prizren-Prishtinë (Kosovё), shoqëruar nga meshtari dom Marjan Ukaj. Audienca me Papën – pohon tjerash ipeshkvi Prizren-Prishtinës - ёshtё njё bekim pёr Kishёn dhe popullin tonё. Ati i Shenjtë u interesua pёr popullin dhe pёr gjendjen nё vend,

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite nё audiencë private nё Vatikan Imzot Dodё Gjergjin, ipeshkёv i dioqezës Prizren-Prishtinë (Kosovё), shoqëruar nga meshtari dom Marjan Ukaj.

Nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News,  ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodё Gjergji rrëfen pёr bisedimet e përzemërta qё pati me Atin e Shenjtë sot paradite nё Vatikan. Audienca private me Papën – thotё mes tjerash ipeshkvi Prizren-Prishtinës - ёshtё njё bekim pёr Kishёn dhe popullin tonё.

Gjatё audiencës, Ati i Shenjtë u interesua pёr popullin dhe pёr gjendjen nё vend, folëm edhe pёr misionin e Kishën katolike nё vendin tonё, pёr ecurinë e shoqërisë e përsërita edhe një herё thirrjen Papës pёr tё vizituar Kosovën, po ta dëgjojmë deklaratën e imzot Dodё Gjergjin:..

Ta dёgjojmё imzot Dodё Gjergjin
28 gusht 2020, 12:51