Kërko

 Meeting Rimini Meeting Rimini  

Papa, Mitingut të Riminit: të jini dëshmitarë të forcës tërheqëse të fesë

Bukuria e Zotit dhe gëzimi i fesë: në një mesazh, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Françesku i bekon pjesëmarrësit në takimin tradicional të Bashkim e Çlirim e tregon edhe sfidën, mbi të cilën duhet ngulmuar në këtë rast të posaçëm të ballafaqimit mbi temat shpirtërore të aktualitetit.

R. SH. - Vatikan

Fillon nesër, në variant kryesisht dixhital, edicioni i 41-të i Meeting-ut  për miqësinë ndërmjet popujve, takim i zakonshëm veror, në të cilin flitet për aktualitetin, parë me sytë e fesë, organizuar nga Bashkim e Çlirim, me temë “Pa mrekullimin, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen”.

Sot Françesku i uroi suksese ipeshkvit të Riminit, imzot Francesco Lambiasit e, përmes tij, edhe të gjithë pjesëmarrësve, që do të flasin njëri  pas tjetrit deri më 23 gusht, si me rrugë dixhitale ashtu edhe me praninë në publik, në  selinë e manifestimit, që sivjet do të jetë Palakongresi i Riminit. “Rast, për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët pyetjeve të shumta për vuajtjen dhe jetën, që lindën gjatë pandemisë”.

Mahnitja, rrugë e dijes dhe e fesë

“Pa mrekullimin, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen” – tema e veçantë e këtij viti, shkëputur nga vepra e filozofit Abraham Joshua Heschel, e cituar nga don Giuissani, ndjehet edhe në mesazhin me firmën e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Parolin, për të nënvizuar se “mrekullimi” e vë dhe e rivë në lëvizje jetën, e është edhe dhurata,  që e shmang rrezikun e një jete të hirtë, pa hove, pa ndjesinë e të madhërishmes. Me një të përditshme të trishtë.

“Edhe Kisha  - shkruan Françesku - ka nevojë ta përtërijë mahnitjen,  për të qenë banesë e Zotit të gjallë, Nuse e Jezusit, Nënë, që lind bij entuziastë”. Pandemia na bëri ta prekim me dorë mrekullimin - shkruan akoma Papa. Ajo i shtyu shumë heronj të së përditshmes - mjekë, infermierë, mësues, ta përballojnë sfidën e coronavirusit me përkushtim e impenjim e i ndihmoi të gjejnë forca për të përballuar fatkeqësitë e lodhjen”.

Sfidat pas-Covid-19 dhe ardhmëria e demokracisë, në Mitingun e Riminit 2020

Edicioni 2020 i Mitingut, që do të mbahet në Palakongresin e Riminit, nga 18 deri më 23 gusht, me titull: “Pa mrekullimin, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen”,  “mund të jetë një rast i madh, pas pandemisë, për të përballuar me shpresë disa tema, ndërmjet të cilave, rifillimi i zhvillimit të një ekonomie më të qëndrueshme  e më të drejtë, bashkëjetësa shoqërore dinjitoze, politika kombëtare dhe ajo evropiane, në shërbim të njeriut”.

17 gusht 2020, 14:48