Lutja e Engjëllit Lutja e Engjëllit 

Papa: lutem për Nigerinë, pre e dhunës dhe e terrorizmit

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Françesku kujtoi situatën në zonën veriore të vendit afrikan. Në shënjestër, sidomos, shteti i Kadunës, për të cilin ipeshkvijtë e vendit kërkojnë t’i jepet fund ndeshjeve të armatosura.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se Virgjëra Mari, që e kundrojmë sot në lumninë qiellore, është “Nëna e Shpresës” e se kohët e fundit ky titull është përfshirë edhe në Litanitë Lauretane. Të kërkojmë ndërmjetësimin e saj - nënvizoi Papa - për të gjitha situatat në botë, që kanë më shumë etje për shpresë; shpresë për paqen, për drejtësinë, për jetën dinjitoze.

Por sot Françesku u lut në mënyrë të posaçme për popullsitë e rajonit verior të Nigerisë, viktima të dhunës e të sulmeve terroriste!

Më pas, përshëndetjet, drejtuar romakëve, shtegtarëve, familjeve e grupeve famullitare, atyre, që janë me pushime, por edhe më shumë, atyre që nuk mund të pushojnë, sidomos të sëmurëve e njerëzve, që u duhet të punojnë për të mirën e të gjithëve.

E, në përfundim Papa nënvizoi se do të ishte gjest i bukur  të lutesh sot para Zojës. Romakët e të gjithë ata, që ndodhen në Romë - kujtoi - mund të shkojnë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe  e të luten para figures së “Salus Populi Romani”.

15 gusht 2020, 12:50