Kërko

Vatican News
 Duar në lutje Duar në lutje 

Papa Françeskaneve Minime të Zemrës së Krishtit: “Jini nëna për botën”.

Përvuajtëri, bashkim me Jezusin, butësi: këto, disa nga tiparet që u kujton Françesku, në një mesazh, motrave, të cilat më 8 gusht 2021 do të kremtojnë njëqind vjetorin e lindjes së themelueses së tyre, së Lumes Maria Margherita Caiani

R. SH. - Vatikan

Nisi sot viti jubilar i kujtimit liturgjik të së lumes Maria Margherita Caiani, rregulltare toskane, që vdiq më 8 gusht të vitit 1821, pasi themeloi Kongregatën e Motrave Françeskane Minime të Zemrës së Krishtit, kushtuar formimit të rinisë dhe ndihmës së të sëmurëve.

Kështu edhe familja, që themeloi e veprimtaria e saj mbush 100-vjet në mision. Me karizmën “për të parfumuar botën me dhuratën e jetës, duke përballuar sfidat e reja,  pa u mbyllur në lavdinë e së kaluarës”.

Të kujtojnë, por me sytë nga ardhmja

“Ju uroj - shkruan Françesku në mesazh - që ky vit të jetë për gjithë Kongregatën rast për të kujtuar vitet e mësimeve të Themelueses, ashtu si edhe të këtyre njëqind vjetëve të udhës,  me sytë e ngulur drejt sfidave të ardhshme. Eshtë hir ta kesh zemrën plot mirënjohje e pajtim me të kaluarën tënde, që nuk është më, e me sytë plot shpresë drejt së ardhmes, që vjen. Ky njëqindvjetor ju thërret të mishëroni në kohën tonë, veçoritë e karizmës suaj.

Kështu shkruan Papa në mesazh e, në përfundim, i uron motrat françeskane: “Shpirti Shenjt, që e frymëzoi këtë karizmë në fillim të shekullit të kaluar, ju dhashtë forcën për të rizbuluar freskinë dhe aftësinë për të vijuar ta parfumoni botën me dhuratën e jetës suaj”.

08 gusht 2020, 13:01