2016.10.04 Papa Francesco visita le zone terremotate colpite dal terremoto 2016.10.04 Papa Francesco visita le zone terremotate colpite dal terremoto 

Papa kujton 10-vjetorin e vdekjes sё migrantëve nё Meksikё e 4-vjetorin e tërmetit nё Italinë qendrore

Nё faqen @Pontifex, Papa Françesku, sot mё 24 gusht, kujton 10-vjetorin e vdekjes sё 72 migrantëve tё parregullt nё San Fernando, nё Meksikë dhe 4-vjetorin e tërmetit qё goditi Italinë qendrore, me porosinë shpirtërore: ta lejojmë Zotin tё na shikojë nё brendësi me dritёn e Tij Hyjnore.

R.SH. - Vatikan

Nё faqen @Pontifex, Papa Françesku, sot mё 24 gusht, pёrmes tweet-ve kujton 10-vjetorin e vdekjes sё 72 migrantëve tё parregullt nё San Fernando, nё Meksikë, 4-vjetorin e tërmetit qё goditi Italinë qendrore, pa len anash porosinë shpirtërore: ta lejojmë Zotin tё na shikojë nё brendësi me dritёn e Tij Hyjnore.

Tё lutesh do tё thotё tё lejosh Zotin tё tё shikojë nё brendësi pa shtirje, pa shfajësim, pa justifikim; sepse nga djalli vjen shpifja dhe mashtrimi,  nga Zoti vjen drita dhe e vërteta”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё tweet-in e parё, sot mё 24 gusht 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Nё një tweet tё dytë, gjithnjё sot mё 24 gusht, Papa Françeskun kujton 10-vjetorin e vdekjes sё 72 migrantëve tё parregullt nё San Fernando, nё Meksikë.

Sot bie dhjetë vjetori i masakrës së migrantëve në Meksikë. U shpreh solidaritetin tim familjeve tё viktimave që ende sot kërkojnë drejtësi. Zoti do të na kërkojë llogari për të gjithë emigrantët që kanë rënë gjatë udhëtimeve tё shpresës”.

Tweet-in e tretë, gjithnjë mё 24 gusht, Papa Françeskun ia kushton katër vjetorit tё tërmetit qё goditi Italinë qendrore

Sot mbushen katër vjet nga tërmeti që goditi Italinë qendrore. E rinovoj lutjen time për familjet dhe komunitetet që kanë pësuar dëmet mё tё mëdha, që të mund të shkojnë përpara me solidaritet dhe shpresë”.

24 gusht 2020, 12:04