Shën Raimundo Nonnato, Antonio del Castillo y Saavedra Shën Raimundo Nonnato, Antonio del Castillo y Saavedra 

Në Argjentinë, festa e Shën Shën Raimondo Nonnato-s

Papa Françesku kujton se në Argjentinë kremtohet Shën Raimondo Nonnato dhe fton: “T’ia besojmë Atij jetën e re, që lind”.

R. SH. - Vatikan

“Kujtoj takimet e mia atje, këto ditë feste, bekimin e nënave, të fëmijëve, të çifteve, sidomos atyre, që kërkojnë fëmijë… një himn i vërtetë për jetën, që do të vijë”. Me këtë kujtim personal nga koha kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Ajres, nis mesazhi i Papës Françesku, drejtuar Rubén Ceraci-t. famullitar i bashkësisë bonaerense të Shën Ramón Nonato-s, në Argjentinë, me rastin e festës së pajtorit, më 31 gusht.

“Akoma sot, kur gjatë audiencave ndonjë çift më kërkon ta bekoj, që Zoti t’i dhurojë një fëmijë - shkruan Papa - i kujtoj t’i luten Shën Raimondit Nonnato. E, po të jenë argjentinas, i ftoj të ndalen ca çaste tek Shenjtërorja e  Rrugës Servantes”.

Shën Raimondi Nonnato (ose non-nato) - shqip, i pa-lindur nga nëna e gjallë, por i nxjerrë nga trupi i saj i vdekur me operacion cezarian, është pajtori i mamive, që punojnë në situata dramatike, kur trupi i fëmijës nxirret nga trupat pa jetë të nënave.

Duke kujtuar nëntshen e festës, që do të nisë  nesër, e shtunë, 22 gusht, Françesku u uron besimtarëve të bashkësisë së Shën Raimondit Nonnato “kremtim të bukur”, pavarësisht nga kufizimet për shkak të Covid-19: “Jam i sigurt - pohon - se hiri, paqja, shëndeti e fertiliteti do të jenë tejet të begata”.

Motoja që i shoqëron kremtimet  e këtij viti, është “Së bashku, me Shën Raimondin, të përqafojmë shpresën”. Çdo mbrëmje do të ketë një lutje. Ndërsa më 31 gusht, në orën 19.30 do të kremtohet Mesha, e krysuar nga kardinali primat, Mario Poli, kryeipeshkëv i Buenos Ajres. 

21 gusht 2020, 10:43