Kërko

Papa Francesco in preghiera davanti la tomba di San Pietro Papa Francesco in preghiera davanti la tomba di San Pietro 

Lutja e Papёs kushtuar kujdesit për shtëpinë e përbashkët

Lutja Papёs pёr kujdesin e krijimit: “O Zot i dashur, krijues i qiellit e i tokës e i të gjitha sendeve, që përmbajnë,/ hapi mendjet tona e preki zemrat, që të mund të jemi pjesë e gjithësisë, dhurata jote./ Ji i pranishëm në jetën e nevojtarëve të këtyre kohëve të vështira, posaçërisht për të varfërit e të ligshtit. /Jepna guxim t’i pranojmë ndryshimet, që i shërbejnë së mirës së përbashkët. / Na ndihmo ta dëgjojmë e t’i përgjigjemi/ britmës së tokës e klithmës së të varfërve…

R.SH. - Vatikan

Me rastin e Ditёs sё lutjes pёr Krijimin, qё bie mё 1 shtator, e cila sivjet pёrkon me pesë vjetorin e Enciklikës sё Papёs Françesku “Lëvduar qofsh”, Ati i Shenjtё na fton ta njohim praninë e Zotit në natyrë, ta respektojmë mjedisin si një dhuratë që Hyji na ka dhuruar për ecur drejt Tij. 

Enciklika “Lëvduar qofsh” (“Laudato si’”) është një enciklikë shoqërore, jo vetëm ekologjike, e inkuadron jetën e njeriut mbi tokë, duke e lidhur varfërinë me brishtësinë e planetit. Në këtë kuptim, vë në qendër të vëmendjes tokën e varfër, pohon se duhet mundur kultura e hedhurinës, në favor të kulturës së kujdesit. Prej këndej, mund të themi se është Enciklikë globale, që flet për jetën e njeriut mbi Tokë, mbi shtëpinë e përbashkët që është natyra.

Gjatё lutjes sё Mbretëreshës Qiellore tё 24 majit 2020, Papa Françesku, nënvizoi rёndёsinё e reflektimit për kujdesin ndaj krijimit duke i ftuar të gjithë ta marrin shumë seriozisht kujdesin ndaj Shtëpisë së përbashkët, që është Toka ku jetojmë, të cilёn Zoti ua besoi të gjithëve”, dhe tё angazhohen për ta respektuar Gjithësinë, duke punuar për kulturën e solidaritetit e të takimit. E nё përfundim tё lutjes sё Mbretëreshës Qiellore tё 24 majit 2020, Papa Françesku ia  kushtoi një lutje të veçantë kujdesit pёr krijimin.

Lutja Papёs kushtuar kujdesit pёr krijimin:

“O Zot i dashur, krijues i qiellit e i tokës e i të gjitha sendeve, që përmbajnë,

hapi mendjet tona e preki zemrat, që të mund të jemi pjesë e gjithësisë, dhurata jote.

Ji i pranishëm në jetën e nevojtarëve të këtyre kohëve të vështira, posaçërisht për të varfërit e të ligshtit.

Ndihmona të tregojmë solidaritet krijues në përballimin e pasojave të kësaj pandemie globale.

Jepna guxim t’i pranojmë ndryshimet, që i shërbejnë së mirës së përbashkët.

Sot, më shumë se kurrë, mund ta ndjejmë se jemi të gjithë të ndërlidhur e të ndërvarur.

Na ndihmo ta dëgjojmë e t’i përgjigjemi

britmës së tokës e klithmës së të varfërve.

Qofshin vuajtjet e sotme, dhimbjet e lindjes së një bote më vëllazërore e më të qëndrueshme.

Nën shikimin plot dashuri të Zojës Ndihmëtare

Të lutemi nëpër Krishtin, Zotin tonë".

Amen!

31 gusht 2020, 18:46