Kërko

 Kisha e Shën Agostinit Kisha e Shën Agostinit 

Françesku në lutje, në Bazilikën e Shën Agostinit, në Campo Marzio

Dje, kur Kisha nderonte Shën Monikën, Françesku shkoi në Bazilikën Romake, ku pushon në paqe Nëna e Shën Agostinit, Shën Monika.

R. SH. - Vatikan

Dje, ditë kur Kisha kujtonte Shën Monikën, Françesku shkoi në Bazilikën Romake, tek varri i Nënës së Shenjtit të Madh të Kishës katolike, Agostinit.

Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa shkoi dje pasdite  në Bazilikën  e Shën Agostinit më Campo Marzio, në Romë. Vizitë pikërisht në ditën  kur Kisha përkujtonte Shën Monikën. Papa u lut në kapelën kushtuar Nënës së Ipeshkvit të Ipponës. Pas lutjes, Papa u rikthye në Vatikan.

28 gusht 2020, 09:06