Kërko

 Fra Mamerto Esquiú,  i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, Ipesghkëv i Córdoba-s (Argjentinë) Fra Mamerto Esquiú, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, Ipesghkëv i Córdoba-s (Argjentinë) 

Argjentinë: fray Mamerto Esqui do të lumnohet më 13 mars 2021

Në Argjentinë do të lumnohet Fray Mamerto Esquiú, i njohur për kontributin e tij në shërbim të bashkëjetesës shoqërore.

R. SH. - Vatikan

Eprori i Provincës françeskane të të Ngjiturit të Zojës në Qiell në Rio de La Plata (Argjentinë) fray Emilio Luis Andrada,  konfirmoi vendimin e Papës Françesku, sipas të cilit Fray Mamerto Esquiú do të lumnohet më 13 mars 2021.

Miratimi erdhi më 26 gusht, nga zyra e Postulacionit të përgjithshëm të Fretërve të Vegjël, që e dha lajmin pas marrjes së një letre të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, datuar 19 gusht 2020.

Në letër  pohohet: “Papa Françesku dha lejen që shërbëtori i Zotit Fray Mamerto Esquiú të lumnohet të shtunë, më 13 mars 2021, në Catamarca”. Në kremtim Papën do ta përfaqësojë kardinali Angelo Becciu, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.

Më 19 qershorin e kaluar, në audiencën me kardinalin Becciu, Papa autorizoi shpalljen e dekretit për lumnimin e të nderuarit Esquiú, ipeshkëv i Cordoba-s, i lindur më 11 maj 1826 në San Josè de Piedra Blanca (Catamarca) e vdekur më 10 janar 1883 në La Posta del Suncho, në të njëjtën provincë, i njohur botërisht për kontributin lidhur me  bashkëjetesën dhe harmoninë shoqërore, ndaj i zgjedhur shumë herë deputet në provincën e tij Catamarca. Në vitin 1880, tri vjet para se të vdiste, u emërua ipeshkëv i Cordobës.

29 gusht 2020, 09:35