Kërko

2020.07.28 Vangelo del giorno seminatore 2020.07.28 Vangelo del giorno seminatore 

Tweet i Papës kushtuar shëmbëlltyrës së grurit e egjrës

Sot Papa ia kushtoi tweetin e së dielës, shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës, përmes së cilës Jezusi “na e hap zemrën tonë për shpresën”.

R.SH. - Vatikan

“Në shëmbëlltyrën e egjrës#Ungjillisot (Mt 13,24-43), Jezusi na bën ta njohim durimin e Zotit, duke e hapur zemrën tonë për shpresën”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot 19 korrik 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Çfarë na kujton twee-ti i Françeskut?
Duke lexuar twee-tin e shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës të Papës, nuk mund të mos na kujtohet se zëri i atij, që jeton me Zotin, bëhet i ëmbël, si mërmëritja e burimit e si fëshfërima e grurit në arë, kur afrohen të korrat.
E, na kujton se të mirët e kanë edhe fytyrën të mirë, si buka, e sytë, me vezullime të arta, si gruri i pjekur. E të duket se historia e grurit, jo e egjrës, është edhe historia e jetës sonë. Sepse edhe historia jonë, që jetojmë me bukë, i ngjet shumë asaj të grurit, i cili rritet në arë!Ndonëse historia e ndokujt mund t’i ngjasë edhe asaj të egjrës!
Prej këndej, ftesa:
Jeto në botë, si në shtëpinë e Atit!
Beso në grurin, në tokën, në njeriun!
Duaji arat, kokrrat e grurit, vesën,
por para së gjithash, të Zotin e arës,
Zotin tënd!

19 korrik 2020, 23:07