Kërko

Françesku: lutem për paqe të qëndrueshme në Kaukaz

Pas lutjes së Engjëllit Françesku theksoi se “në gjurmët e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” përsërit thirrjen për ndalimin global e të menjëhershëm të zjarrit të armëve, duke ndjekur me shqetësim thellimin e tensioneve të armatosura në zonën e Kaukazit, ndërmjet Armenisë e Azerbajxhanit”. Papa lutet për familjet e atyre, që humbën jetën gjatë ndeshjeve.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa bëri një thirrje të re për paqen në botë. Në këtë kohë, kur pandemia nuk do të pushojë, dëshiron t’i sigurojë afërsinë e tij të gjithë ayre, që vuajnë nga sëmundja e pasojat e saj ekonomike dhe shoqërore:

“Mendimi im shkon posaçërisht tek popullsitë, vuajtjet e të cilave  rëndohen edhe më tepër nga situatat e konfliktit”- kujtoi Papa.

Më pas, “në gjurmët e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” përsëriti thirrjen për ndalimin global e të menjëhershëm të zjarrit të armëve, duke ndjekur me shqetësim thellimin e tensioneve të armatosura në zonën e Kaukazit, ndërmjet Armenisë e Azerbajxhanit. Papa lutet për familjet e atyre, që humbën jetën gjatë ndeshjeve duke uruar që, me angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare e përmes dialogut e vullnetit të mirë,  të arrihet në zgjidhjen paqësore e të qëndrueshme të konfliktit, për të mirën e këtyre popullsive të dashura.

19 korrik 2020, 13:19