Kërko

 Një copë bukë për të uriturit e botës Një copë bukë për të uriturit e botës 

Ndihma e Françeskut për Programin Ushqimor Botëror

Një dhuratë simbolike prej 25 mijë eurosh PAM-it, si shenjë që flet vetë për shqetësimin e Papës, përballë emergjencës globale të pandemisë.

R. SH. - Vatikan

“Përmes dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm njerëzor e në bashkëpunim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë FAO-s, Ifad dhe Programit Ushqimor Botëror (PAM), Papa Françesku vendosi t’i dërgojë një dhuratë prej 25 mijë eurosh PAM-it, si shenjë e re solidariteti, që flet për shqetësimin përballë emergjencës aktuale”. Kështu shkruhet në notën e Sallës së Shtypit të Vatikanit.

“Posaçërisht  - nënvizohet -  kjo shumë dëshiron të jetë shprehje e afërsisë nga ana e Atit të Shenjtë për njerëzit e prekur nga pandemia si dhe për ata, që impenjohen në shërbimet kryesore në favor të njerëzve më të varfër e më të ligshtë të shoqërisë”.

Gjest tjetër atëror inkurajues i Papës, “për të nxitur punën humanitare të Organizatës dhe të vendeve të tjera që, në këto çaste krize, do të dëshironin të impenjoheshin në format e ndihmës për zhvillimin e gjithanshëm dhe shëndetin publik, duke iu kundërvënë paqëndrueshmërisë shoqërore, mungesës së sigurisë ushqimore, rritjes së papunësisë dhe kolapsit të sistemeve ekonomike të  kombeve më të ligshta”.

04 korrik 2020, 13:24