Kërko

 Samaritani i mirë Samaritani i mirë 

Tweet i Papës kushtuar shërbimit ndaj vëllezërve

“Mirënjohja fisnike e Zotit Atë e vlerëson edhe gjestin më të vogël të dashurisë e të shërbimit” – shkruan Papa Françesku nё tweet-in e sotëm

R. SH. - Vatikan 

“Mirënjohja fisnike e Zotit Atë e vlerëson edhe gjestin më të vogël të dashurisë e të shërbimit, që ia bëjmë vëllezërve. Na e mëson këtë vetë Krishti në#Ungjillinesotëm(Mt 10, 42”)

Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot 28 qershor 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Flet qartë për vlerën e dashurisë, tweeti i Papës. Është i vetmi thesar që shtohet, duke e ndarë me të tjerët, gjë që e bën njeriun ta ndjejë vetën më pranë Zotit se kurrë!

Ai që, duke ecur në rrugën e jetës, ndezi qoftë edhe një pishtar në orën e errët të tjetrit, nuk ka jetuar kot.

Karakteristikë e gjesteve të dashurisë e të shërbimit është të shikosh gjithnjë përpara, sepse numri i të mirave të bëra në të kaluarën mbetet përherë tepër i vogël, në krahasim  me mjerimin e sotëm e të ardhshëm,  që duhet lehtësuar e, mundësisht, duhet zhdukur!

Kur e hap dorën, mund të marrësh gjithçka. Kur e mbyll, nuk merr asgjë!

Bamirësia është mbretëresha e virtyteve.

Ku ka dashuri për të afërmin, edhe më i varfri është i pasur! Pa dashurinë e të afërmit, i pasuri është krejt i vobegtë.

Duhet kujtuar se shërbimi ndaj vëllezërve është prani: nuk duhet vetëm të japësh, por edhe të jepesh!

E Shën Pali, në himnin kushtuar dashurisë, na kujton: “Tri janë gjërat që mbeten: “feja, shpresa e dashuria: por më e madhja nga të gjitha, është dashuria”. E edhe shërbimi – na kujton Papa në tweetin e sotëm, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

28 qershor 2020, 10:11