Kërko

Vatican News
 Duar te mitura ngrihen drejt qiellit plot shpresë Duar te mitura ngrihen drejt qiellit plot shpresë 

Puna e të miturve është skllavëri, qeveritë të ndërhyjnë

Thirrje e fuqishme e Françeskut në mbrojtje të të vegjëlve, të detyruar të bëjnë punë të papërshtatshme për moshën e tyre, sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, me rastin e Ditës Botërore kundër shfrytëzimit të punës të të miturve, që do të kremtohet të premten e ardhshme. Jo në pak raste - thekson Papa - të miturit shndërrohen në skllevër!

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës, Papa kërkoi me forcë mbrojtjen e të miturve! Pandemia - kujtoi - i shtyn fëmijët të punojnë për të ndihmuar familjet. Prandaj bëri thirrje t’i jepet fund plagës së punës të të miturve, “fenomen që ua rrëmben miturinë”. Në situatën e sotme fëmijët detyrohen të bëjnë punë krejt të papërshtatshme për moshën e tyre, që të ndihmojnë familjet në kushte varfërie të padurueshme. Nuk janë të pakta rastet e punës prej skllavi e edhe të përjashtimit nga radhët e shoqërisë - kujtoi Papa - duke përfunduar me një thirrje të fuqishme drejtuar qeverive, “që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për t’i mbrojtur të miturit”.

10 qershor 2020, 12:10